• |
ide | kryesore

Së bashku ne mundemi… për Turqinë dhe Sirinë!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Sirinë



Në momentet tejet të vështira ku ndodhet Turqia dhe Siria, çdo ndihmë për njerëzit që po përballen me këtë tragjedi është e vyer.
Një nga nevojat më të rëndësishme të momentit është komunikimi i pandërprerë i atyre që jetojnë në zonat e prekura dhe të afërmve jashtë vendit, të cilët duan të dinë rreth gjendjes së njerëzve të dashur. Në këto rrethana komunikimi është jetik, ndaj për këtë arsye edhe Vodafone Albania jep kontributin e saj, duke hequr për periudhën 6-13 shkurt tarifat roaming me Turqinë dhe Sirinë, si dhe duke mundësuar telefonata e sms falas për të gjithë klientët që kanë nevojë të qëndrojnë të lidhur me familjen dhe miqtë e tyre në zonat e prekura nga tërmeti shkatërrimtar.

Ndërkohë, Vodafone Group Foundation Humanitarian Fund ka bërë një dhurim të menjëhershëm prej 50,000 eurosh për Turqinë pak orë pas tërmetit vdekjeprurës, ndërkohë që planifikon që së shpejti t’i shtojë kësaj shume edhe 25,000 euro të tjera, të grumbulluara nga kontributet e punonjësve të Vodafone. Edhe pajisjet dhe vullnetarët e Rrjetit Emergjent të Fondacionit Vodafone vihen në dispozicion nëse do të jetë e nevojshme.

Situata në Turqi dhe Siri vazhdon të jetë e rënduar dhe kërkimet për të mbijetuar janë intensifikuar. Në të tilla situata kuptojmë edhe një herë se vetëm së bashku ne mundemi të përballojme sfidat.



1 Comment

  1. Ndersa bota humane u trondit nga goditja apokaliptike e termetit ne Turqi, revista “Charlie Hebdo” ne France boton nje karikature me rrenojat dhe diçituren “As tanket nuk ishin te nevojshem”!!!

    Ky cinizem nuk eshte as per humor e as rastesi apo gabim njerezor.
    Mendoj se politika editoriale e revistes ka shkare ne ekstremizem prej kohesh, duke marre persiper rol te dores se pare kunder botes muslimane, çka shpjegon edhe qendrimin çnjerëzor per mijera viktima qytetaresh ne Turqi.

    Eshte koha qe, ashtu si media turke, edhe media nderkombetare te denoje qendrime te tilla raciste, perpara se ato te shtohen ne Europe si ne vitet’30 te shekullit te kaluar…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *