• |
ide | kryesore

Dani Alves, përkeqësohen pozitat: gjurmët e ADN-së së brazilianit në trupin e rrobat e akuzueses

-Instant, Sport
ADN-së



Dani Alves, aktualisht në burgun Brians 1 në Barcelonë pas akuzave për sulm seksual, ka kërkuar lirim me kusht. Por pozitat e tij janë përkeqësuar dhe vështirë se kërkesa mund t’i realizohet. Siç raporton El Periodico, gjurmët e lëngjeve trupore (ADN-së) kanë të njëjtin profil gjenetik me brazilianin. Ato janë marrë nga trupi i viktimës, rrobat e saj dhe nga dyshemeja e dhomës së përdhunimit të dyshuar.

Kështu, testi i ADN-së do të vërtetonte akuzat e gruas. Kjo edhe për shkak të pozicionit të vetë Dani Alves, që ka ndryshuar vazhdimisht versionin e tij të fakteve. Edhe animi i çështjes ka shkuar shpesh në të dy krahët, me brazilianin që ka videon e diskos në favor. Kjo sipas avokatëve të tij që pretendojnë se vajza, aty, dëshmohet se ka shkuar vetë në tualetin ku ka ndodhur ngjarja.

Lexo më tej: Çështja Dani Alves, Gjykatësi e fundos: “Prova fajësie më se të mjaftueshme”

Për këtë arsye, për momentin si Prokuroria e Gjykatës së Barcelonës ashtu edhe avokatët e viktimës së pretenduar, po kërkojnë me forcë që braziliani të mos gjykohet i lirë. Sipas tyre ekziston rreziku i arratisjes, duke qenë se Dani ka edhe pasuri e prona të paluajtshme edhe në Brazil. Për më tepër në vendin amerikanojugor nuk ekziston një traktat ekstradimi për këto vepra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *