• |
ide | kryesore

Ishte veshur si polic gjatë protestës së opozitës, hetohet në gjendje të lirë 21-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 21-vjeçar është hetuar në gjendje të lirë pasi gjatë protestës së opozitës ishte veshur si polic. Blutë kanë konstatuar një shtetas të veshur me uniformë policie me logo e stema të vjetra, e cila nuk përdoret aktualisht nga shërbimet e Policisë. Në momentin e ndalimit për verifikim i riu me iniciale G. H. ka paraqitur një dokument të falsifikuar.

Ai u procedua penalisht, në gjendje të lirë, për veprat penale “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”. Gjithashtu, janë shoqëruar dhe proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit G. A., 30 vjeç dhe E. Gj., 45 vjeç, për veprat penale “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse, djegëse dhe radioaktive” dhe “Prishja e qetësisë publike”.



7 Comments

  1. Sali Berisha: Hapni rrugën e hetimit! Jep dorëheqjen nga Parlamenti! Mos shfrytëzo votat e krimit për të qëndruar në postin që je. Je kokë e qelbur! Jep dorëheqjen!

    Ilir Meta: Mos ulërit, doktor, të lutem! Jepjani ilaçet doktorit, sepse kemi përgjegjësi për shëndetin e doktorit! Përgjigjja ime për sa thua doktor është kjo: Unë për ty bëj çdo sakrificë, por për Shkëlzen Berishën e kam dhënë një herë dorëheqjen, dy herë nuk e jap për Shkëlzen Berishën. Mos u bëj pjesë e ‘puçit të pularisë’ me Tom Doshin dhe Dritan Priftin si aksioner. Po ta bëj këtë gjë në mënyrën më miqësore, për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin…

  2. Zbardhja e kasetave dhe pergjimeve te dikurshme eshte tregues se Rilindja eshte Sigurimi i Shtetit me uniformen mavi…
    10 vjet qeverisje nuk jane pak per te treguzr se kush je…

  3. Fatos Lubonja revoltohet me militantët e PD: Mos prisni nga Berisha të rrëmbejë shpatën kundër Ramës, por lëshohuni ju vetë të parët,shpellkare e cecene spiuni i burgut fatosi ju therret ndihmojeni kete spiun duke dale per revolucionin demokratik.Lapsi shume dobet me lajmet per triunfin qe protesta fitoje dhe mediat e huaja shkruajten per kete revolucion te madh qe mbaroje pa filluar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *