• |
ide | kryesore

Donin të kalonin kufirin me leje qëndrimi të falsifikuar, arrestohet çifti në Rinas

-Instant, Lajme, Të fundit



2 shtetas kinezë (bashkëshortë) janë arrestuar pasi tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false. Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve. Më pas rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara.

Njoftimi i policise:

Rinas/Kontrolle të shtuara, me pajisje dedektuese bashkëkohore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Tentuan të kalonin kufirin, drejt Kanadasë, me leje qëndrimi false, arrestohen në flagrancë 2 shtetas kinezë (bashkëshortë).

Shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit, bazuar në analizën e riskut, kanë intensifikuar kontrollet përmes pajisjeve dedektuese bashkëkohore, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve kufitare. Si rezultat, u kapën në flagrancë dhe u arrestuan shtetasit:

– L. Ch., 36 vjeç dhe Y. Ch., 33 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Kinë.

Këta shtetas u kaluan në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm dhe gjatë verifikimeve, rezultoi se lejet e qëndrimit që paraqitën me qëllim udhëtimin drejt Kanadasë, ishin të falsifikuara. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *