• |
ide | kryesore

Kοkainë, dokumenta të falsifikuara, mallra kontrabandë dhe vjedhje, në pranga disa persona në Tiranë

-Instant, Lajme, Të fundit



Disa persona janë vënë në pranga në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 37-vjeçar është arrestuar për falsifikim dokumentash. M. L., është dënuar me 6 vite burg për , për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i pasaportave, letërnjoftimeve ose vizave”, të kryera në bashkëpunim. Një tjetër 37-vjeçar është arrestuar. Policia gjatë kontrollit në automjetin e E. P., ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël kokaine.

26 vjeçari T. T., është arrestuar për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”. 27 vjeçari K. L., është vënë në pranga pasi ka tentuar të vjedhë një automjet në rrugën “Muhamet Deliu”. Gjatë kontrollit fizik të tij, iu gjet dhe iu sekuestrua një pincë multifunksionale me të cilën dyshohet se ka tentuar të vjedhë këtë automjet.

Në fushën e qarkullimit rrugor u arrestua një 25-vjeçar E. M., pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, ndërsa tre të tjerë, 48 vjeçari J. I., 33 vjeçari E. D., dhe 26 vjeçari E. M., u arrestuan pasi drejtuar makinën në gjendje të dehur. Si pasojë e drejtimit të mjetit në gjendje të dehur 56-vjeçari S. K., ka goditur një makinë tjetër duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Në Kamzë një 26-vjeçar pasi është konstatuar duke drejtuar mjetin në mënyrë të parregullt sapo ka parë policinë ka hedhur në tokë një qesë me lëndë narkotike. Gjithashtu B. B., nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Në gjendje të lirë, në Vorë është proceduar A. M., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht me fjalë, një shtetase të mitur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *