• |
ide | kryesore

“Më dërgoi Artan Lame për 40 mijë euro”/ Si tentuan 3 të rinj të zhvasin biznesmenin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zhvasin



3 të rinj në Tiranë u arrestuan një ditë më parë pasi tentuan të zhvasin një prej bizneseve në kryeqytet, duke u shtirur si zyrtarë të lartë institucionesh. Në pranga u vendosën shtetasit Ergys Ahmetaj, Gëzim Kusi dhe Andi Basha. Panorama TV ka publikuar pjesë nga dosja hetimore, ku sqarohet e gjithë skema se si të rinjtë tentuan të zhvasnin një prej bizneseve në Tiranë.

Në kallëzimin e bërë nga shtetasi me iniciale E.Ç., i cili ishte menaxher në biznesin ku të rinjtë tentuan zhvatjen, deklaron se ata kanë përdorur emrin e kreut të Kadastrës në Shqipëri, Artan Lame. Sipas dosjes hetimore ata i kërkuan një shumë prej 40 mijë eurosh.

Kallëzuesi thotë se është takuar me Andi Bashën (i arrestuar), i cili i ka thënë “se do shkonte ta takonte për porosinë e Tanit për 40 mijë euro”. Kur bizneset nuk bindeshin për të paguar, gjobat merreshin edhe me presion, duke përmendur fisin e Bajrave të Shkodrës. Tre të rinjtë i zhvillonin bisedat e tyre në aplikacionin SnapChat, ku përdorej dhe emri i Artan Lames. Më pas, ata i fshinin bisedat, duke bërë që kallëzuesi E.Ç. të dyshojë lidhur me kërkesat e të rinjve.

“Në datën 11.02.2023 është paraqitur në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe ka bërë kallëzim shtetasi E.Ç. i cili deklaron se qëndron te subjekti “C**** T******” pasi aty punon si menaxher një i afërm i tij. Ai thotë se ka komunikuar me numrin e telefonit +3556******* i cili i është prezantuar si shtetasi Andi Basha i cili i ka thënë se do vinte ta takonte për porosinë e Tanit prej 40.000 eurosh.

Në bisedat që kanë patur me njëri tjetrin ky i fundit i ka thënë se porosia ishte e Artan Lames dhe për asgjë më tepër. Aty ky shtetas ka filluar të dyshojë dhe i ka thënë të shkojnë në zyrë për të marrë lekët, si dhe duke marrë shkas nga ngjarjet që kanë ndodhur dhe ishin transmetuar në media një muaj më parë ka dyshuar se ka rënë pre e mashtrimit.

Në këtë moment ka lajmëruar policinë menjëherë, dhe gjatë kohës që qëndronin ka parë se ky person po fshinte bisedat në aplikacionin “Snap chat” dhe ka konstatuar bisedat “Shko aty dhe fol i qetë, thuaj më ka dërguar Artani për atë porosinë, jam këtu tek Tajvani përballë”. Andi i thotë sa kam për të marrë, ndërsa shtetasi Geri Kusi i thotë 40.000 euro. Gersi i përgjigjet që është një i Bajrave nga Shkodra që i vendos. Do ti thotë MRSH-ja. Është shumë killer ai, vë shumë gjoba në Shqipëri” – thuhet ndër të tjera në dosjen hetimore.

Në kërkim për këtë skemë mashtrimi është shpallur dhe shtetasi Florian Gjini, i cili ishte në kërkim edhe më parë për gjobvënie. Gjini, i cili njihej prej 4 muajsh (sipas dëshmisë së Ergys Ahmetaj) kishte ardhur në Tiranë dhe ishte takuar fillimisht me këtë të fundit. Më pas, sipas dosjes hetimore, i kishte shkruar që t’i gjente një person që do i merrte një porosi dhe do ja çonte në vendin ku ndodhej ai, që në këtë rast ishin 40 mijë eurot. Në këmbim, sipas dëshmisë së Ergysit, Floriani kishte premtuar 500 euro. Gëzim Kusi i cili ishte mik me Ergysin nuk e pranoi fillimisht dhe i sugjeroi Andi Bashën, i cili e pranoi ofertën. /Panorama 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *