• |
ide | kryesore

“Ka vetëm një PD”, Celibashi për regjistrimin në zgjedhje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Celibashi



Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi foli sot për regjistrimin e PD-së në zgjedhjet e 14 majit. Celibashi deklaroi se ka vetëm një Parti Demokratike, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet.

Ai theksoi se në datën 3 gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së. Celibashi tha se është angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të fillojë procesi elektoral.

“Ka vetëm një Parti Demokratike, e cila nëse do të plotësojë kushtet për t’u regjistruar do të regjistrohet. Në dijeninë time nuk ka dy PD dhe s’mund të kishte dy PD sepse nuk mund të ketë dy parti politike me të njëjtin emër.

Është një parti politike e quajtur PDSH. Në momentin që do të paraqitet kërkesa për regjistrim do të vlerësojmë dokumentacionin bashkëshoqërues të kërkesës për regjistrim dhe do të vlerësojmë cilësitë e personave që paraqesin kërkesën për regjistrim të PD-së. Besoj që në datën 3 gjykata do të vendosë në lidhje me konfliktin se cili është organi udhëheqës i PD-së dhe vlerësoj që është angazhim pozitiv i gjykatës për t’u disponuar për këtë çështje para se të fillojë procesi elektoral sepse nuk lidhet thjesht me procesin e regjistrimit, sikurse është pjesëmarrja në zgjedhje e një partie politike. Flasim për partinë kryesore të opozitës. Duhet të jetë e qartë se kush është edhe nga pikëpamja formale organi drejtues i asaj partie”. Kështu u shpreh Celibashi.



7 Comments

  1. Po ti e di mirë mor zoteri kush është PD.Por ti nuk del nga vetja dhe që tani Rama ka marrë rrugën e m…t nga ata amerikanë që aq shumë e donin.Tregohu njëherë intelektual se i tillë je.Shkalla e dytë s’kishte pse t’a merte në gjykim për arësyet që ti si jurist e di mirë.E kupton që ke një rol kryesor në këtë proces.PD është regjistruar kështu ti duhet të veprosh.

  2. Media amerikane, shkrim për Kokalarin: Ekstremistja e lidhur me ish-kryeminstrin e turpëruar, loboi për të diskretituar Ramën,oshpellkari gimi salihu te thirri ne revolucion me 3 mars diten e vendimit nga gjykata,mos rri ne bodrumet e shqupit

  3. Foltorja eshte bande tashme e shkaterruar komplet dhe sduhet te jete ne zgjedhje PD duhet ta perfaqsoje Alibeaj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *