• |
ide | kryesore

”Duam Rusinë, jo planin europian”, protesta të dhunshme në Serbi

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Qindra nacionalistë të linjës së ashpër e mbështetës të Rusisë, u mblodhën në Beograd për të protestuar kundër autoriteteve serbe dhe dialogut me Kosovën. Mes brohorive, “’Serbia, Rusia”, apo “nuk e dorëzojmë Kosovën” protestuesit kërkuan nga qeveria që të tërhiqen nga negociatat për planin franko- gjerman.

Në manifestimin e organizuar nga grupi i ekstremit të djathtë “Patrulla e Popullit”, u panë edhe simbole te grupit rus Wagner dhe shkronja Z, simbol i pushtimit rus të Ukrainës.

Pjesëmarrësit thërrisnin slogane fyese ndaj Vuçiç, të cilin e quajtën “tradhtar”, ndërsa evokuan mësymjen e Rusisë ndaj Kievit, për të lëshuar një paralajmërim për Kosovën.

”Çfarë mendojmë për propozimin Franko-Gjerman? Ne preferojmë Rusinë…Këtë vit në Kiev, vitin tjetër në Prizren”, deklaroi lideri i “Patrullës së Popullit”, Damjan Knezevic.

Pjesëtarë të xhandarmërisë serbe parandaluan manifestuesit e dhunshëm të hynin në presidencë. Paraprakisht turma largoi disa prej barrikadave të vendosura para godinës, dhe qëlloi me vezë. Më pas vërshuan drejt hyrjes kryesore, siç thanë për të dorëzuar kërkesat e tyre ndaj Vucic, kryesorja e të cilave është ndërprerja e dialogut me Serbinë.

“Nëse ju i druheni trazirave, ju betohem, që jemi të përgatitur për më shumë se kaq”, vijoi Knezevic.

Presidenti Aleksander Vucic u zotua se shteti do të veprojë me shpejtësi dhe efikasitet kundër dhunës.

Numri një i Beogradit foli pas një takimi me shërbimet e sigurisë.

“Shteti nuk do të lejojë banditët dhe ekstremistët e ndihmuar nga jashtë, qoftë nga Perëndimi apo Lindja, që të kërcënojnë rendin kushtetues”, deklaroi ai.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *