• |
ide | kryesore

Leonardo DiCaprio i mërzitur nga reputacioni i tij për lidhjet me vajza të reja

Paparazzi, Slider



Pavarësisht se nuk është takuar kurrë me dikë mbi 27 vjeç, Leonardo DiCaprio beson se reputacioni i tij për lidhjet me vajza të reja është i pamerituar. Aktori i “Titanic” është i lodhur me mënyrën sesi mediat e kanë mbuluar jetën e tij të dashurisë.

Pas zhurmës së publikut lidhur me modelen 19-vjeçare Eden Polani, DiCaprio ka shprehur shqetësimin e tij për të afërmit e tij. Duke folur për Daily Mail, një burim i afërt me aktorin përdori si shembull raportimin për Polanin: “Është thjesht qesharake sepse ai nuk mund të shkojë askund pa u përfolur se është i lidhur me gruan më të re  dhe me të bukur”.

Sipas insajderit, Leonardo  është ” beqar” dhe dëshiron një marrëdhënie të ngjashme si raporti që kishte me Camila Morrone. “Ai po kërkon një lidhje serioze këmbënguli burimi. “Leo është i lodhur nga reklamat që sugjerojnë se ai po kërkon këto gra shumë të reja”.

Pavarësisht se ka shijuar disa dalje  duke përfshirë një festë të madhe në Miami për ditëlindjen e tij, DiCaprio thuhet se ka qenë shumë konfuz që kur u nda me Morrone në gusht të vitit 2022. Kur aktori ishte 24 vjeç, ai filloi të takohej me supermodelen e atëhershme 18-vjeçare Gisele Bundchen, ish-gruaja e Tom Brady. Që atëherë, ai është takuar me partnerë si Blake Lively (23 në atë kohë) dhe modelen izraelite Bar Refaeli, me të cilën u takua për 5 vjet dhe u nda kur ajo mbushi 25 vjeç./Lapsi.al

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/10/21/bella-hadid-kunder-romances-se-gigi-me-leonardo-di-caprio/



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *