• |
ide | kryesore

Dhunuan një person, procedohen dy të rinj në Pogradec

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy të rinj nga Pogradeci janë proceduar penalisht për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”. Policia njofton se shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç kanë goditur me grushte një tjetër për motive të dobëta.

“Pogradec/Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit R. M., 26 vjeç dhe K. M., 24 vjeç, banues në Pogradec për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim, pasi në lagjen nr. 4, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte një shtetas tjetër.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *