• |
ide | kryesore

Lukaku i vë ‘kapak’ sherrit në Marassi: “Me Barellan shkoj në luftë, një nga shokët më të mirë që kam patur”

-Instant, Sport
Marassi



“Nëse më duhet të zgjedh një lojtar për të shkuar në luftë, ai është Barella. Një nga shokët më të mirë të skuadrës që kam pasur në karrierën time”. Romelu Lukaku i jep fund grindjes me shokun e tij të skuadrës dhe kthen qetësinë në dhomat e zhveshjes, Gjatë ndeshjes në transfertën në Marassi kundër Sampdorias dy lojtarët u konfliktuan në fushë me gjeste e fjalë të rënda.

Gjithçka nisi pas një kontrolli të gabuar të topit nga sulmuesi belg, pasuar nga zhgënjimi flagrant i ish-lojtarit të Cagliarit. Ai bëri gjeste me krahë, të cilave Lukaku nuk duroi pa iu përgjigjur me zemërim: “Mjaft! Mjaft! Mos guxo, nuk bëhet kështu, nuk bëhet kështu, qepe!!!“. Në zemërimin e qendërsulmuesit, Barella nuk u frikësua dhe vazhdoi ta qortonte belgun, që në atë moment e rriti dozën: “Qepe gojën! Mjaft me ato krahë!”, e intimidoi ai. Një konflikt që ndau madje edhe tifozerinë zikaltër në dy kampe, një pjesë me italianin dhe tjetra me belgun.

Lexo më tej: Video/ Barella e kritikon me gjeste, Lukaku tërbohet: “Mos guxo, qepe gojën”

Por tani kontradikta në Marassi është lënë pas shpine e konfirmuar nga vetë Lukaku: “Gjithçka u zgjidh me Barella, nuk ka qenë kurrë problem. Marrëdhënia jonë ka qenë gjithmonë kështu”. E Inter vendosi të mos i gjobisë dy lojtarët.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *