• |
ide | kryesore

VIDEO/ Tërmetet e sotme shembin ndërtesa të tjera në Turqi, ka njerëz nën rrënoja

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
njerëz



Dy tërmete të reja të forta me magnitudë 6.4 dhe 5.8 janë regjistruar në kufirin mes Turqisë dhe Sirisë. Guvernatori i provincës turke të Hatay tha se njerëz të tjerë janë zënë nën rrënojat e shtëpive që u shembën nga këto tërmete.

Lëkundjet u ndjenë jo vetëm në Siri, por edhe në Liban, Irak, Izrael dhe Rripin e Gazës. Bilanci i fundit i tërmetit të 6 shkurtit vetëm në Turqi është mbi 41 mijë viktima. Tërmeti i parë i kësaj të hëne ndodhi rreth orës 20:04 (me orën lokale) në zonën Samandakh, rreth 20 kilometra nga kufiri me provincën siriane të Latakias, duke shkaktuar shembjen e disa ndërtesave. Goditja e dytë ndodhur 3 minuta më pas në të njëjtën provincë.

Sipas raportimeve nga mediat turke, dy lëkundjet ndodhën ndërkohë që vijojnë operacionet për nxjerrjen e trupave dhe heqjen e mbeturinave nga dy tërmetet shkatërruese me magnitudë 7.8 dhe 7.6 ballë, të cilët më 6 shkurt shkatërruan 11 provinca turke ku u goditën 72 qytete dhe fshatra në Turqi dhe Sirinë fqinje.

“Fatkeqësisht disa shtëpi janë shembur. Njerëzit kanë mbetur nën rrënoja”, – tha guvernatori i Hatay, Lutfu Savas, duke shtuar se ekipet e shpëtimit janë dërguar në vendngjarje për t’i ndihmuar. “CNN Turk” raportoi se një foshnjë 1-vjeçare ka mbetur nën rrënoja. Guvernatori i Adanas tha se në qytetin e tij nuk raportohet për dëme pas lëkundjeve të fundit.

“Deri më tani ka pasur 6414 pasgoditje që nga 6 shkurt. Dua t’ju kujtoj edhe një herë se qytetarët e kanë të ndaluar të hyjnë në ndërtesa të rrezikshme për të larguar mallrat” – tha një nga zyrtarët. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *