• |
ide | kryesore

Në kërkim nga Britania për trafik droge, arrestohet në Itali shqiptari

-Instant, Lajme, Planet



Policia e Savonës ka arrestuar një 27-vjeçar shqiptar, i cili ishte i shpallur në kërkim nga autoritetet britanike për trafik droge.

Shqiptari përveç akuzës për trafik droge, ishte në kërkim dhe për plagosje,  vjedhje dhe drejtim të rrezikshëm të automjetit në shtator 2020 në Kent të Anglisë.

Pasi kanë marrë një denoncim nga Shërbimi Ndërkombëtar i Bashkëpunimit Policor, hetuesit kanë rënë në gjurmë të të kërkuarit, me banim në Genova, por që në fakt jetonte në provincën e Savonës.

Shqiptari i arrestuar është dërguar në një burg në Genova, në dispozicion të organeve të drejtësisë, për të kryer procedurën e ekstradimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *