• |
ide | kryesore

Plagoset 35-vjeçari në Librazhd, policia vihet në ndjekje të autorit

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Librazhd



Një 35-vjeçar është plagosur mbrëmjen e sotme në Librazhd pas një konflikti të çastit. Mësohet se konflikti ka ndodhur mes tij dhe një 27-vjeçari i cili e ka plagosur atë me armë zjarri dhe më pas është arratisur. Forcat e rendit bëjnë me dije se kanë identifikuar autorin dhe po procedon me zbulimin e vendndodhjes së tij.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd rreth orës 19:00, kanë marrë njoftim se në lagjen nr 1 Librazhd, një shtetas ka plagosur me armë zjarri një shtetas tjetër. Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorit të dyshuar, shtetasin Aldi Biçaku, 27 vjeç, banues në Librazhd, dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Shtetasi Aldi Biçaku, duke qarkulluar me një automjet, në rrethana ende të paqarta ka plagosur me armë zjarri shtetasin Shpëtim Skura, 35 vjeç. 35-vjeçari është transportuar në spital për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën” – thuhet në njoftimin e policisë së Librazhdit. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *