• |
ide | kryesore

Vràsja e 22-vjeçares keniane/ Eksperti: Hetuesi ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Eksperti



Eksperti i kriminalistikës, Artan Rexhepi e konsideron vrasjen e 22-vjeçares keniane, Joy Ayoko në Shqipëri si një ngjarje të pa hetuar mirë. Sipas tij, faji kryesor mbetet i grupit të hetimit, që ose nuk i kushtuan rëndësinë e duhur ngjarjes, ose s’kanë dashur që ta zbardhnin.

Në një intervistë për Panorama TV, Rexhepi deklaroi se nëse Ayoko do të ishte një shtetase perëndimore, atëherë interesi i shtetit do të ishte më i lartë për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

“Ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur. Kjo është një ngjarje shumë flagrante. Edhe një grup i pavarur hetimi mund të ngrihet. E para është vepër penale shumë e rëndë vrasja e një njeriu. Nëse do ishte shtetase perëndimore, shteti do sillej shumë ndryshe. Shumë vite më parë është vrarë një shtetas gjerman dhe ka pasur një interes maksimal nga ana e ambasadës. Nëse do ishte shtetase perëndimore nuk do ishte kaq e ulët interesi. Nëse do ishte shtetase amerikane, s’do doja ta kaloja nëpër mend. Shkurt nuk është bërë detyra. Duhet të jemi të barabartë me të gjithë shtetasit.” – u shpreh eksperti.

Ndër të tjera, Rexhepi deklaroi se kjo ngjarje duhet t’i kalohet për hetim prokurorisë së posaçme.

“Këtu në fakt, përgjegjësinë e shoh tek hetimet fillestare. Barra kryesore i ngelet policisë, ndoshta dhe prokurorisë. Unë gjykoj, propozoj që kjo ngjarje t’i kalojë SPAK-ut. Janë seriozë, njerëz që punojnë. Nuk tolerohet një vrasje. Mund të tolerosh një gërvishtje llamarinash në një aksident rrugor. S’kemi të bëjmë me vrasës profesionistë. E ëma ia vinte gishtin shoferit, ndoshta me të drejtë por nuk e dimë ende. Fakti që e mbajtën larg, e vonuan, ndoshta lanë që të ftohej. Kurajo e madhe është e atyre që hetuan, që e lanë pas dore. Është një hetim që çalon shumë, nuk mund të them nëse është neglizhencë apo për shkak të korrupsionit.” – u shpreh Rexhepi.



6 Comments

  1. Eksperti: Hetuesi ose nuk ka bërë asgjë, ose s’ka dashur
    Po keta keshtu kane bere ketu e 80 vjet .Shikoni se çpo bejen gjobevenesat me jevgjitin e gjirokastres . faktet jane me kapul dhe asnje nuk e luan doren . Mire qe nuk punojne por pse nuk kane frike se nje dite mund te ndeshkohen nga po vete drejtesia , por ajo qe habit si nuk kane frike nga hakmarrjet . E sigurt eshte se keta gjobevenesa nje dite do ndeshkohen , uroj qe ajo dite te jete sa me e afert .

  2. Ky eshte nje turp per te gjithe Shqiptaret por mbi te gjitha per policine e shtetit dhe drejtesine e vetinguar .

    1. Na plasi kari per bythzezen. Ne po na vriten njerzit tane cdo dite dhe se rruan njeri dje jo ta rruajme per nje prostitite xhunglash. Kushedi cfare i ka vjedhur ndonjerit kjo dhe e hengri karin.

  3. Po ju si media pse nuk nxirni kush eshte hetuesi. Jepni emrat o njerez pse beni pehlivanet per keta shkerdhata te korruptuar

  4. Na plasi kari per bythzezen. Ne po na vriten njerzit tane cdo dite dhe se rruan njeri dje jo ta rruajme per nje prostitite xhunglash. Kushedi cfare i ka vjedhur ndonjerit kjo dhe e hengri karin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *