• |
ide | kryesore

Përgjimet e SPAK: Lejen e ke gati, mos e digj për 2 milion e gjysëm lekë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
SPAK



Ora News ka publikuar të tjera përgjime nga dosja penale e zyrtarëve të Urbanistikës në bashkinë Dimal, të cilët një javë më parë u arrestuan nga SPAK, si të përfshirë në veprime korruptive me lejet e ndërtimit. Bisedat e përgjuara nga SPAK, tregojnë se për çdo rast të konstatimit të një ndërtimi pa leje, por edhe një shtese, zyratrët e kësaj bashkie kërkonin vlera monetare.

Edhe në rastet kur qytetarët aplikonin për t’u pajisur me leje ndërtimi, ata s’mund ta merrnin një dokument të tillë, nëse nuk paguanin tek Drejtori i Urbanistikës Altin Pali dhe persona të tjerë. Mes shumë përgjimeve evidentohet një rast kur Arben Guraj, telefonon një topograf me emrin Berti nga Fieri, duk i kërkuar këtij të fundit që të telefononte një qytetar, në mënyrë që ky i fundit të paguante një shumë prej 2.5 milion lekë pasi lejen ja kishin bërë gati.

Sipas këshillave që Guraj i jep Bertit, ky i fundit duhet ti tregonte qytetarit që nuk duhet të digjte kot lejen e ndërtimit. Sipas përgjimeve të kryera nga prokuroria, qytetarët e Dimalit duhet të taksin një vlerë monetare për zyrtarët e Urbanistikës, pastaj të merrnin shërbimin, duke u lejuar më tej të ndërtonin.

Madje dhënia e shumave monetare ishte kthyer si një detyrim dhe brenda ligjit. Mes një bisede të zhvilluar nga Arben Guraj Përgjegjës Transporti në Bashkinë Dimal dhe Arjan Demiri inxhinier pranë një kompanie Private, flasin për një shumë financiare që ishte taksur dhe duhet të jepet. 

Mes tyre zhvillohet kjo bisedë si më poshtë vijon:

Demiri: Mirë. Po qe do ti them Skënderit, të vij të japi një 500 (pesëqinëshe) edhe…

Guraj: Flas unë sot me atë dhe hajde, mos e vrit mendjen.

Demiri: Mirë mirë, ja kemi taks atë ne. Fole, bëje muhabet dhe ta jap unë.

Guraj: Mirë, në rregull, në rregull, hajde.

Demiri: Hjade, hajde.

Guraj: Pse do kthehesh për këtë ti!

Demiri: Po mirë o, thashë pale o burrë…..

Guraj: Po jo re…. brenda ligjit…. ça ka këtu…! Hajd mos e vrit mendjen.

Demiri: Në rregull.

Më tej Përgjegjësi në Bashkinë Dimal, bisedon me një topograf të quajtur Berti nga qyteti i Fierit. Qëllimi i telefonatës që Arben Guraj ja bën Bertit, është ngacmimi për një rast që është lejuar të ndërtojë dhe ende nuk ka çuar pagesën tek Drejtori i Urbanistikës, Altin Pali.

Guraj: Po mere ngacmoje njëherë, punën ta bëmë gati thuaj, pse e djegë kotë lejen e ndërtimit thuaj….

Berti: Pazarin sa e ke bërë…., dy e gjysëm ti them, apo e ka bërë Altini?

Guraj: Opo s’kemi bërë asgjë ne, se i rregullojmë ato punë më vonë, po thoji njëherë.

Berti: Mirë… Mirë.

Pasi e mbyll telefonatën me topograf Bertin, Arben Guraj thëret me telefon një person tjetër person, ku interesohet për përpilimin e disa dokumentave. Ku për çdo punë ai do paguhej ekstra 250 mijë lekëshit të premtuar. Mes tyre si më poshtë zhvillohet kjo bisedë e përgjuar nga SPAK:

Guraj: Nuk ka punë 250-çja me këtë punë e kupton. Kjo është punë tjetër që do të paguaj.

I panjohur: Po e di, por këtë të mbikëqyrësit, thashë mos e ke vetë mbikëqyrësin ti?

Guraj: Jo s’kam njeri unë. Mbylli vetë ato biseda ti. Gjej ndonjë nga këta pensionistët, merri firmat e ndiqi vetë punimet.

I panjohuri: Ok në rregull. /Marrë nga Ora News



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *