• |
ide | kryesore

Barçagate, Laporta përmendet me emër: zbulohet letra e re me kërkesën për pagesë nga Negreira

-Instant, Sport
Laporta



Barçagate që përfshin klubin e Joan Laporta rritet me kalimin e ditëve. Zbulimet e reja dhe dokumentet e mëtejshme po komprometojnë gjithnjë e më shumë pronarin e Barcelonës Joan Laporta. Ai akuzohet ndër të tjera për korrupsion arbitral. Dokumenti i fundit, në këtë kuptim, është një letër e dërguar Barcelonës në dhjetor të vitit 2018 nga avokati i ish-arbitrit Negreira. Në atë kohë ai ishte zv/president i Kolegjit arbitral spanjoll, e letra përmbante kërkesën për rreth 300 mijë euro. Dokumenti është publikuar nga Mundo Deportivo, që vazhdon të ketë akses në dokumente konfidenciale.

Jose Maria Enriquez Negreira, ish-zëvendës president i arbitrave spanjollë, ka qenë në listën e pagave të Barcelonës që nga viti 2003. Megjithatë, hetuesit mendojnë se ndoshta që nga viti 2001 dhe pagesat merreshin përmes Dasmil 95. Bëhet fjalë për kompaninë e tij që, zyrtarisht, ofronte një shërbim konsulence për arbitrat aktivë. Në total, klubi katalanas ka paguar më shumë se 7 milionë euro në arkën e tij.

LETRA E PARË

Negreira ishte zv/president i arbitrave deri në vitin 2018 dhe Barcelona, pasi humbi pozicionin, vendosi të prishë lidhjen me Dasmil 95. Diçka e pavlerësuar nga Negreira. Kështu, me letrën e parë, të publikuar nga Mundo Deportivo, ai kërcënoi të bënte publike marrëdhënien shumëvjeçare të punës.

Lexo më tej: Skandali i korrupsionit të arbitrave, Laporta kërcënon: “Kush insinuon, do të marrë përgjigjen nga Barcelona”

LETRA E RE

Lajmi i publikuar nga gazeta ka të bëjë me një letër tjetër, dërguar Barcelonës nga avokati i ish-arbitrit. Ajo e paraprin të parën në kohë dhe, aty, Dasnil 95 kërkon gati 300 mijë euro për periudhën qershor- Dhjetor 2018. Pikërisht kohë në të cilën Barça kishte vendosur të ndërpriste lidhjen. Në shkrim emrat e Laporta, Rosell dhe Bartomeu janë bërë të qartë për herë të parë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *