• |
ide | kryesore

Skandali i korrupsionit të arbitrave, Laporta kërcënon: “Kush insinuon, do të marrë përgjigjen nga Barcelona”

-Instant, Sport
barcelona



Bindshëm në krye të La Liga e në prag të ndeshjes së madhe të Europa League me Manchester United, Barcelona është përfshirë nga skandali. Për tre vjet, midis 2016 dhe 2018, klubi katalanas i ka paguar pothuajse 1.4 milionë euro një kompanie private në pronësi të José María Enríquez Negreira. Ai, në atë kohë, ishte zv/presidenti i komitetit teknik të arbitrave.

Lajmi u konfirmua edhe nga personi në fjalë. Megjithatë ai siguroi Ser Catalunya se nuk ka pasur asnjëherë trajtim të favorshëm për klubin blaugrana. Sipas tij, këto pagesa, për të cilat ai nuk kishte dhënë fatura, ishin për shkak të punës konsulente. Të dhënat konsistonin në shpjegimin e lojtarëve se si duhet të silleshin gjatë takimeve me arbitrat. Apo çfarë mund të bënin ose jo në varësi se kush arbitronte.

Siç raporton transmetuesi Ser Catalunya, hetimi filloi pas një kontrolli tatimor të kompanisë Dasnil 95 SL, në lidhje me taksimin e atyre 1.4 milionë eurove. Kështu që, menjëherë, prokuroria katalanase hapi një hetim.

Lexo më tej: Skandal i ri te Barcelona, akuzohet se ka paguar zv/presidentin e arbitrave: reagim kërcënues i klubit

LAPORTA E BARTOMEU NË NJË LINJË

Barcelona bëri një reagim zyrtar pas shpërthimit të skandalit. Por për të përforcuar dozën në mbrojtje të klubit ka ndërhyrë edhe presidenti Joan Laporta: “Nga Barcelona, çdo interpretim i çuditshëm, tendencioz që sugjeron gjëra që nuk janë, do të marrë përgjigjen proporcionale dhe adekuate. Ne rezervojmë të gjitha veprimet që janë të nevojshme për të mbrojtur nderin dhe interesat e Barcelonës”.

Edhe ish-presidenti i klubit, Bartomeu, ka folur mbi skandalin. Ai siguroi se marrëdhëniet kishin ekzistuar të paktën që nga 2003. E pagesat u pezulluan për shkak të “një politike të shkurtimit”. I njëjti version u konfirmua nga bordi i Sandro Rosell. Ndërsa ish-zëvendëspresidenti Joan Gaspart shpjegoi se këto pagesa “nuk regjistrohen”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *