• |
ide | kryesore

Skandal i ri te Barcelona, akuzohet se ka paguar zv/presidentin e arbitrave: reagim kërcënues i klubit

-Instant, F1, Sport
Barcelona



Barcelona ka përfunduar në mes të ciklonit të një skandali, të destinuar të ketë përmasa të mëdha. Sipas asaj që u raportua nga radiostacioni Ser Catalunya, klubi i ka paguar 1.5 milionë euro DASNIL 95. Kompania është në pronësi të Enríquez Negreira, ish-zëvendës president i Komitetit Teknik të Gjyqtarëve në Spanjë. E gjithë kjo, mes viteve 2016 dhe 2018. Në këtë kuptim, prokurori i Barcelonës ka nisur një hetim për të zbardhur këtë çështje.

Në këtë kuadër, përgjigja e blaugranave nuk vonoi: “Barcelona, në të kaluarën, punësoi një konsulent të jashtëm. Ai i jepte klubit informacione, në format video, në lidhje me lojtarët e rinj që luanin në Spanjë”. Më pas, për marrëdhënien me figurën e sipërpërmendur: “Shtrihej në raporte teknike që lidheshin me arbitrimin profesionist. Idea ishte për të integruar informacionin e kërkuar nga stafi teknik i ekipit të parë dhe të dytë”.

Lexo më tej: “Messi një mi kanalesh”: plas skandali te Barcelona, del biseda mes ish-drejtuesve të klubit

BARCELLONA, GATI VEPRIMET LIGJORE

Në këtë drejtim, Barcelona (e para në La Liga plus 11 nga Real Madrid) u deklarua e hidhëruar nga akuzat e sipërpërmendura: “Na vjen keq që kjo situatë ka dalë pikërisht në momentin më të mirë të sezonit të ekipit. Ata po përpiqen të dëmtojnë imazhin dhe reputacionin e klubit. Prandaj jemi të gatshëm të ndërmarrim veprime ligjore”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *