• |
ide | kryesore

Tiranë, makina merr flakë në lëvizje

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një automjet ka marrë flakë mëngjesin e të shtunës në rrugën Tiranë-Elbasan, pranë asaj që njihet si rrethrrotullimi i TEG-ut.

Nga fotot e siguruara nga Panorama.al, shihet se automjeti që është përfshirë nga flakët dhe tymi është një furgon. Mësohet se mjeti shërbente për transport mallrash. Nga burimet në vendin e ngjarjes mësohet se nuk ka pasur të lënduar, teksa policia nuk ka njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *