• |
ide | kryesore

Aksidentimi në Kroaci i autobusit nga Shqipëria, viktima një 41-vjeçar shqiptar

-Instant, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentin tragjik në Kroaci, ku u përfshi në autobus me targa shqiptare. Mediat kroate bëjnë me dije se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur një 41-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:43 në kilometrin e 112-të të autostradës nga Spliti në Zagreb, jo shumë larg Otoçacit.

Ndërkohë, autobusi me targa shqiptare AB802CT, që drejtohej nga një 58-vjeçar shqiptar humbi kontrollin krejt papritur, duke u përmbysur në rrugën me borë. Ndërkohë, 7 persona, mes të cilëve dhe shoferi, u transportuan në spitalet në Ogulin dhe Karlovac. Po ashtu raportohet se shoferi ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Karllovacit. Deri më tani nuk dihen rrethanat e aksidentit.



2 Comments

  1. Çfare rrethanash te tjera duhen kur keta shoferë udhetojne nga 20 orë pa pushim.
    Sepse kompanitë qe kanë keta autobusë nuk duan te paguajne dy shoferë.
    Kaq e thjeshte

  2. O Petriti i Partise, ishin dy shofere, dhe njeri ptej tyre eshte ai qe ka humbur jeten.
    Mos hyr ne gjynah me perfundime te pa bazuara.
    Po nga ana tjeter, si ekspert rrugor, ke ndonje koment per gjendjen e rruges per gjoja standartet Europiane etj.?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *