• |
ide | kryesore

Video/ Skipp e Kane i japin Tottenham triumfin në derbi: Chelsea humbet 2-0, Potter në telashe

-Instant, F1, Sport, Video
Skipp



Derbi i Londrës mes Tottenham dhe Chelsea, në javën e 25 të Premier League, shkoi për Spurs me rezultatin 2-0. Për skuadrën e Antonio Conte, ende i munguar në pankinë, vendimtarë ishin golat e Skipp në minutën e 46′ dhe Harry Kane në minutën e 82′. Gjithnjë e më shumë në krizë ekipi i Potter, i mbërthyer në 31 pikë dhe në vendin e dhjetë. Tottenham sheh vendin e katërt, duke u ngjitur në kuotën e 45 pikëve në renditje.

Në pjesën e parë të lojës, ndeshja pati ndërprerje të vazhdueshme dhe pak veprime të rrezikshme. Miqtë pas pak minutash humbën Thiago Silva, i dëmtuar pas një përplasje me Kane. I vetmi sinjal në dyzet e pesë minutat e para erdhi në minutën e 26′, me Spurs që goditën shtyllën me Hojbjerg. Te Blues më aktivët ishin Joao Felix dhe Sterling, por ata nuk arrijnë të bëjnë diferencën. Pak para bilbilit të dyfishtë, Potter rrezikoi të mbetej me 10 lojtarë. Arbitri përjashtoi Ziyech pas një sherri të nisur. Ndërhyrja e VAR e ktheu kartonin e kuq në të verdhë. Formacioni i Conte (ende mungon për arsye shëndetësore) zhbllokoi ndeshjen menjëherë në fillimin e pjesës së dytë. Një goditje fantastike e Skipp nga jashtë zonës përfundoi nën traversë në minutën e 46′.

Vendasit ulën ritmin e lojës për të përmbajtur reagimin e skuadrës së Potter. E në minutën e 82′ gjetën edhe rezultatin 2-0. Këndore e zëvendësuesit Son, devijim me kokë i Dier dhe finalizim fitues në shtyllën e largët nga Harry Kane. Në fund Blues tentuan të shkurtojnë distancat, por ndeshja përfundoi 2-0. Tottenham ngjitet në 45 pikë në renditje, për momentin në vendin e katërt. Është një krizë e zezë për Chelsea e Potter, në vendin e dhjetë, me 31 pikë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *