• |
ide | kryesore

Paris Hilton zbulon detaje nga e kaluara e saj: Isha vetëm një vajzë e vogël

Paparazzi, Slider



Paris Hilton ka zbuluar së fundmi detaje të tjera tronditëse rreth të kaluarës së saj.

Në një intervistë të re me revistën Glamour,  Hilton zbuloi se eksperienca e parë se*suale ishte kundër dëshirës së saj dhe ndodhi vetëm në moshën 15-vjeç. Ajo pretendoi se abuzuesi  i saj ishte një burrë i madh në moshë që e takoi në një qendër tregtare në Kaliforni. Ngjarja e rëndë parapriu dy viteve të tjera të vështira në një shkollë në Utah, ku ka treguar se i është dhënë me forcë lëndë narkotike.

“Isha vetëm një vajzë e vogël. Thjesht ndihem sikur fëmijëria ime është vjedhur nga unë”, tha ajo për Glamour, duke shtuar se e kaluara e vështirë ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj dhe të bashkëshortit Carter Reum për të mirëpritur djalin e tyre, përmes një nëne surrogate.”Unë jam shumë e frikësuar . Madje të jem në zyrën e një mjeku, vetëm e gjithë kjo.  IV-të që ata vendosën, – shpjegoi ajo, duke vënë në dukje se donte  shumë një familje, por nuk mund të duronte “pjesën fizike për ta bërë atë”.

Paris zbuloi gjithashtu gjatëse ajo kishte pësuar një abort në fillim të të 20-tave, diçka për të cilën “nuk donte të fliste sepse kishte shumë turp rreth kësaj” në atë kohë. “Unë isha një fëmijë,” shtoi sipërmarrësja ajo, “dhe nuk isha gati për këtë.”/Lapsi.al

 

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *