• |
ide | kryesore

Paris Hilton zbulon sekrete nga e kaluara e saj

Paparazzi, Slider



Paris Hilton ka folur për një lidhje të supozuar me një mësues që ajo e di se ishte “e papërshtatshme”.

Modelja diskutoi për romancën  teksa fliste për jetën e saj në librin Paris: The Memoir. Duke e përshkruar pamjen e tij, ajo  pranoi se ai pëlqehej shumë nga të gjithë, përfshirë murgeshat. Paris shkroi: “Ai më bëri të ndihesha e rëndësishme, e rritur. Ai më bënte komplimenta dhe më ngacmonte. Më thonte se të gjitha vajzat e tjera po flisnin për mua pas shpine sepse ishin xheloze”.

Mësuesi thuhet se ka kërkuar numrin e Parisit, ndërsa ka kërkuar që ajo të mos i tregojë askujt, dhe Paris pretendon se ata kanë qenë  kanë folur për orë të tëra. “Ne folëm për orë të tëra se sa çuditërisht e pjekur, e bukur dhe inteligjente isha, sa sensuale, e keqkuptuar dhe e veçantë”, ka shkruar ajo. Sipërmarrësja vazhdon të pretendojë se marrëdhënia e tyre u bë fizike një natë kur prindërit e saj nuk ishin në shtëpi, duke thënë se ajo hipi në makinën e tij dhe ai e puthi.

Paris vazhdoi duke thënë se ajo u përpoq t’i bllokonte ngjarjet nga mendja e saj dhe nuk do ta lejonte kurrë veten të fliste ose të mendonte për atë që  pretendonte se kishte ndodhur atë natë. “Edhe tani, duke e ditur në mendjen time të rritur se asnjë fëmijë nuk është kurrë fajtor për sjelljen e papërshtatshme të të rriturve, ndihem keq ndërsa jam ulur këtu duke ju treguar këtë sekret të tmerrshëm. Është një pjesë kyçe e historisë sime.”/Lapsi.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *