• |
ide | kryesore

“Love story” zbulon vrαsjen mafioze/ Mbesa e autorit u lidh me djalin e viktimës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
mafioze



Një histori e pazakontë vjen nga Palermo e Italisë ku një histori dashurie mes dy të rinjve ka zbuluar një vrαsje mafioze të ndodhur 9 vjet më parë. “Duhet të ndaheni” ishte verdikti i dhënë nga familja e vajzës kur mësoi lidhjen e të rinjve.

Bosët e klanit mafioz tentuan në këtë mënyrë të mbanin të fshehur ngjarjen. Kishte qenë xhaxhai i vajzës, Tony Lipari që gati një dekadë më parë kishte vrarë babain e djalit, shefin e klanit mafioz Giuseppe Di Giacomo. Tashmë e vërteta ka dalë në dritë falë përgjimeve të policisë që arrestoi vrasësin.

Djali i bosit të vrarë në Palermo 9 vjet më parë ishte dëshmitar i ngjarjes. Në atë kohë ai ishte ende fëmijë kur pa një burrë me fytyrë të mbuluar me një helmetë motori duke qëlluar në drejtim të babait të tij. Ai ndoshta nuk e dinte se tashmë ishte dashuruar me mbesën e vrasësit.

Mediat italiane shkruajnë se djali kishte pasur një lidhje edhe me vajzën e Toni Liparit dhe tashmë kërkonte të fejohej me me kushërirën e saj. Por kjo dashuri u ndalua nga familja e vrasësit.

Çështja u zgjidh falë përgjimeve të karabinierëve. Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqej t’i shpjegonte gruas së tij në telefon se pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos ishte e papranueshme. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai ia thotë troç. “U capisti ca ammazzato Toni?” – thotë ai në dialektin napolitan që do të thotë: “A e kupton që e vrau Toni?”.

Fjalët e Salvatores konfirmohen në një tjetër përgjim. Këtë herë është Emanuele Lipari, babai i Salvatores dhe Tonit që thotë: “Çfarë t’i them asaj vajze? Do ta hedh veten në një fushë të minuar sepse çdo gjë që do t’i them për ta lënë atë, kam frikë se ajo do ia thotë djalit”. Madje frika e familjes së vrasësit ishte se djali po e bënte këtë “në shenjë hakmarrjeje” duke ditur të vërtetën për vrasjen e të atit.

Toni Lipari është arrestuar tashmë. Në atë kohë ai vepronte në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti i cili e kishte parë si kërcënim Di Giacomo. Të dy ishin në garë për udhëheqjen klaneve të mafias së Palermos. Edhe Lo Presti është ndaluar. Prokuroria kërkoi arrestimin, por nuk u dha ndonjë masë nga gjykata. Ndërsa Toni Lipari do të qëndrojë në qeli, nga ishte liruar vetëm disa javë më parë.

Kundër tij janë regjistruar edhe deklaratat e një të penduari të drejtësisë. Alessio Puccio u tha hetuesve se kishte mësuar se krimi ishte porositur nga Lo Presti dhe ishte kryer nga Lipari. ©LAPSI.al



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *