• |
ide | kryesore

Video/ “Një k*r ke fituar”: Gasperini sherr me tifozin e Milan, e godet me… panine

-Instant, Sport, Video
gasperini



Gian Piero Gasperini ka qenë protagonist i një sherri me disa tifozë të Milan, pas ndeshjes së humbur në San Siro. Teksa po largohej nga stadiumi me makinën e tij personale, për të shkuar në shtëpi, trajnerit iu rrethua në trafik një makinë me tifozë kuqezi. Ata, duke e njohur, filluan t’i bërtasin. Në klipin që u bë viral, në një moment dëgjohet: “Një k*r ke fituar…”.

Lexo më tej: Video/ Pas 280 ditësh rikthehet Ibrahimovic: Milan likuidon Atalantën e merr vendin e dytë

Gasperini i nervozuar i lëshoi paninen që po hante. Ushqimi përfundoi në makinën tjetër nga dritarja. Trajneri  vazhduar të shante tifozët kundërshtarë me zë të lartë. Më pas, ngriti xhamin për të mos lejuar që e njëjta panine, e hedhur nga makina tjetër, t’i kthehej mprapsht.

VIDEO



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *