• |
ide | kryesore

Fillimisht nuk bëri kallëzim, zbardhet dëshmia e ish të dashurës së plagosur në “Astir” nga Dan Hutra

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Zbardhet dëshmia e Marjana Gurakuqit, e plagosur gjatë mesditës së sotme nga Dan Hutra. Ajo ka treguar se ka pasur njohje të mëparshme me Hutrën. Ky i fundit i ka shkuar në biznesin e saj tek Astiri ku ajo punonte si shitëse dhe i ka kërkuar lekë. Sipas gruas, ai i merrte shpesh herë lekë borxh. Por këtë herë Gurakuqi kishte refuzuar ti jepje, 40-vjeccari e plagosur atë me thikë. Fillimisht ajo nuk ka bërë kallëzim për plagosjen, por kur ka shkuar në spital, mjekët kanë njoftuar policinë.

Gurakuqi pranon se me thike e plagosi Dan Hutra.

Policia e Tiranës/ Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:15, është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spital, shtetasja M. G., 40 vjeçe, e dëmtuar me mjet prerës, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se kjo shtetase është dëmtuar me mjet prerës, në zonën e quajtur ‘Astiri’.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *