• |
ide | kryesore

Zbardhet ngjarja në Paskuqan/ 40-vjeçari νret motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj

-Instant, Lajme, Të fundit



Një krim i rëndë në familje ka ndodhur këtë të mërkurë në Paskuqan. Ish-dhëndri, 40-vjeçari Dan Hutra, ka masakruar familjen e ish-bashkëjetueses. I armatosur me kallashnikov Hutra ka qëlluar drejt familjes Hysa. Policia njofton se ai ka vrarë motrën e ish-bashkëjetueses dhe kunatën e saj. Përkatësisht dy viktimat janë: Mevlute Hysa (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Të plagosura kanë mbetur Elena dhe Kujtime Hysa (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj).

Më pas ai është arratisur me një mjet tip “Benz”. Hutra është shpallur në kërkim nga blutë.

Paskuqan, Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 01.03.2023, rreth orës 12:30, në rrugën “Rustem Haklaj”, në Kodër-Kamzë, shtetasi Dan Hutra, rreth 40 vjeç, ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses).

Autori i dyshuar është shpallur në kërkim dhe vijon puna për kapjen e tij. Do të ndajmë me publikun foton e autorit të dyshuar dhe mirëpresim çdo informacion për vendndodhjen e tij.

Autori i dyshuar është arrestuar për dhunë në familje në datën 16.06.2022, dhe është liruar me datë 16.02.2023.

Më parë, ai ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, ngjarje e ndodhur në vitin 2007, në Kukës.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *