• |
ide | kryesore

Prokuroria e Tiranës vë përballë Alda Klosin dhe Rozeta Dobin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Prokuroria e Tiranës është duke kryer ballafaqimin mes sanitares Rozeta Dobi dhe ish-zyrtares Alda Klosi. E para që u shoqërua nga burgu i grave në ambientet e Prokurorisë së Tiranëa ishte Rozeta Dobi. Më pas më urdhër të hetuesve është transportuar edhe Alda Klosi.

Kjo është hera e parë që pas rrëfimit të sanitares që implikonte ish-zyrtaren e larte në pastrim parash dhe mos deklarim pasurie që ato dalin para njëra-tjetrës. Kujtojmë se në dëshminë e 3 shkurtit sanitarja deklaroj se paratë ishin të ish-zyrtares. Sipas Dobit grabitja ishte e inskenuar. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe djali i saj Havier Dobi, pasi u ripyet nga hetuesit. Alda Klosi u arrestua më 3 shkurt, për akuzat e pastrimit të parave, fshehje pasurie e mosdeklarim pasurie dhe deklarim të rremë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *