• |
ide | kryesore

Rrëfehet vëllai i Etleva Kurtit: Dan Hutra ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg! Për motrën kishte paguar 2-3 herë që ta ekzekutonin

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjet e rënda që tronditën sot kryeqytetin, ku Etleva Kurti u vra në oborrin e banesës së saj në Kamzë

Autori i vrasjes dyshohet të jetë Dan Hudra, 40-vjeçari që vrau motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses në Paskuqan, po gjatë ditës së sotme, ku mbetën të plagusur edhe dy persona të tjerë.

Burime për News 24 kanë bërë me dije se Vladimir Kurti, vëllai i 31-vjeçares së vrarë, i cili ndodhet në burg përjetësisht për vrasjen e një çifti në Kamzë më herët, ka treguar raportet me 40-vjeçarin Dan Hudra.

“Kemi pasur përplasje në burg me të. Ishte tipi agresiv. Ai kishte paguar dy tre herë për të vrarë motrën por e kanë refuzuar… ka tentuar të më vrasë edhe mua në burg, edhe motrën time”, ka deklaruar ai.

“Kam bërë një bisedë të gjatë me të. Më dha fakte bindëse në lidhje me konfliktin që kanë pasur brenda në burg. Ajo pretendon se ka pasur një konflikt të ashpër për të cilin kanë qenë në dijeni të gjithë të burgosurit.

Hetimi do të zbardhë nëse është Dan Hudra autori sepse ato kanë edhe një konflikt tjetër të hapur, por Kurti pretendon se para se të lirohet Hudra e ka kërcënuar se do t’i vrasë të motrën”, tha gjatë raportimit gazetarja Klodiana Lala.

Kujtojmë se veç këtyre 3 vrasjeve dhe dy plagosjeve, 40-vjeçari Dan Hudra ka plagosur edhe një grua tjetër me thikë më herët sot në Astir, e cila fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.



1 Comment

  1. po ky e paska me femrat. Cop kari njeri, ca mut burri eshte ky fropqir qe merret me femrat. Ky nuk duhet burgosur po duhet torturuar deri ne vdekje, te vdesi si bythqir.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *