• |
ide | kryesore

A rrezikon PD të mos hyjë në zgjedhje? Berisha: Jo presion gjykatës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zgjedhje



Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, nuk ka komentuar se çfarë do të ndodhë me regjistrimin e kësaj force në zgjedhje në 14 maj, në rast që gjykata nuk do të ketë nesër një vendim. Berisha thotë se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë formë presioni ndaj gjykatësve.

“Nuk kam ndër mend të bëj asnjë formë presioni ndaj gjykatësve. Nuk bëj asnjë koment për vendimin e 3 gjykatësve. Kam bindjen absolute se në asnjë komb ai që nuk është palë në një proces nuk mund të legjitimohet. Nuk kam asnjë supozim për vendimin e nesërm të këtyre gjykatësve” – tha Berisha në një intervistë në emisionin “Opinion” pa dhënë ndonjë detaj për mënyrën si do të hyhet në zgjedhje në rast se vendimi nuk shkon në favor të tij.

Berisha tha se opozita është e angazhuar në revolucionin e saj që sipas tij “synon të përmbysë një monizëm”. Ai ka dhënë detaje lidhur me mënyrën se si sipas tij vepronte ish-zyrtari i FBI-s, McGonigal për të përfituar para nga biznesmenët shqiptarë. Berisha tha se McGonigal u kërkonte para personave të shpallur “non grata” për t’u hequr sanksionet. Ai shtoi se McGonigal u ka deklaruar personave të tjerë që është edhe lobisti i Sali Berishës.

“Ka vepruar në mënyra të shëmtuara. Së pari, këta merrnin, McGonigal merrte formë të personave të shpallur “non grata” nga Thesari apo institucione të tjera dhe fshinte emrin e personit dhe ua servirte biznesmenin ja ku je ti dhe se së shpejti do e marrësh vesh dhe se duhet të japësh kaq dhe aq për të shpëtuar. Të tjerëve u shkonte, u thoshte se unë jam lobisti i Sali Berishës dhe se po loboj dhe e kam afër. Prandaj ne insistojmë në komisionin hetimor parlamentar,” – tha Berisha. ©LAPSI.al



9 Comments

      1. Ik or kurve e kuqe, boja gati dhe tapine e shtepise se ate apartament qe ta dha ky Saliu i keq ne 1992 po ta merr Ramazan Hutra qe te bejne gratacela me leket e kokaines dhe ti do perfundosh me “bonus qiraje” ne pidh te robve te tu me noj qyteze periferike. Popull sufllaqesh, ju qifsha robt!

  1. Berisha,Rama dhe Meta jane trekendeshi qe i kane sjell vetem fatkeqesi ketij vendi. Largimi nje ore e me pare i tyre eshte clirim per Shqiperine dhe demokracine.

  2. në shtator 1998 i sulmova me armë të gjitha institucionet qendrore shtetërore dhe i mora, por vendet antidemokratike të Perëndimit, të udhëhequra nga SHBA dhe BE dhanë urdhër të tërhiqeshim pasi nuk do të njihnin asnjë qeveri të ardhur në pushtet me dhunë. Këta të mjerë nuk kuptonin se përdorimi i mitralozave, tankeve dhe flakëhedhësve nuk mund të konsiderohej dhunë.

    E kisha të qartë se kisha humbur vetëm një betejë të revolucionit, por jo revolucionin, pasi ai vazhdoi dhe ende vazhdon sa të jem unë gjallë dhe disa revolucionarë të tjerë,po lulzimja?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *