• |
ide | kryesore

Te Barcelona me “mik”, ndërhyri personalisht Laporta: Ronaldinho junior firmos me blaugrana

-Instant, Sport
Ronaldinho junior



Tani është zyrtare. Joao de Assis Moreira ka nënshkruar me Barcelonën. E thënë kështu, ai mund të duket si çdo brazilian tjetër, por ai është djali i vetëm i Ronaldinho. Në këtë mënyrë Ronaldinho junior po ndjek gjurmët e babait të tij, i cili erdhi te Barça nga Paris Saint Germain në 2003 dhe ndryshoi historinë e klubit katalanas.

PAQARTËSI E FIRMA

Joao mbushi 18 vjeç javën e kaluar. Ai lindi më 25 shkurt 2005, kur babai i tij po bënte mrekulli në Camp Nou. Zbarkimi i tij në Barcelonë u shoqërua me njëfarë pasigurie. Klubi fillimisht kishte thënë se djali kishte vetëm leje për të përdorur infrastrukturën, por nuk ishte në provë me asnjë ekip në Cantera. Më pas ishte presidenti Joan Laporta që lajmëroi nënshkrimin e Joao Mendes, si është emri i futbollistit. Tani erdhi edhe foto zyrtare. Mbetet për t’u sqaruar kohëzgjatja e kontratës dhe në cilën skuadër do të luajë Ronaldinho junior. Në lojë është Juvenil B dhe Juvenil A.

PROFESIONI QENDËRSULMUES

Joao de Assis Moreira, është djali i Janaina Mendes. Ai mbërriti në Barcelonë pasi u la i lirë nga Cruzeiro ku kaloi pjesën e parë të formimit. Djaloshi ishte bashkuar me klubin brazilian në moshën 14-vjeçare me një emër të rremë, për të mos krijuar pritshmëri të tepërta. Ronaldinho junior me profesion është një numër 9. Ai është mëngjarash dhe i gjatë 178 centimetra. Nuk dihet shumë më tepër për të, por ADN e ka të nivelit të lartë. Tani ai duhet të demonstrojë se mund të ngjitet në pozicione brenda një Akademie me kërkesa maksimale. Në moshën e tij, babai i tij kishte bërë tashmë debutimin e tij në ekipin e parë të Gremios. Por, dihet, krahasimet janë të urryeshëm.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *