• |
ide | kryesore

Ndahet nga jeta gazetari Milto Baka

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Milto



Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare, gazetari Milto Baka. Për shumë vite ai punoi si redaktor dhe Drejtor Informacioni në TVSH. Më pas u angazhua në kompanitë mediatike “Koha jonë”, Revista Klan dhe redaksinë e TV Klan.

Një përvojë të gjatë ndau në sektorë të promocionit dhe marketingut mediatik në Tiranë. Në karrierën e tij përfshihen reportazhe, artikuj, telereportazhe dhe dokumentarë si dhe bashkëpunime të ndryshme me shtypin e shkruar dhe atë periodik kombëtar shqiptar.

Lajmin e bën të ditur Unioni i Gazetarëve Shqiptar në rrjetet sociale.

“Ndarja nga jeta e kolegut tonë veteran Milto Baka, është një dhimbje e thellë për miqtë dhe kolegët me të cilët ndau gjithë jetën profesionale dhe dëshmoi cilësitë dhe vlerat vetiake njerëzore. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë i përcjell familjes Baka ngushëllimet më të ndiera!”, – thuhet në njoftimin Unionit të Gazetarëve. /LAPSI.al



2 Comments

  1. Milto baka vs hysni milloshi.
    Ju dhjefsha mu ne union.
    Ky ta thoka vete qe jam spiun.
    Njeri greqie tjetri serbie.
    Pidhrobsh dhe pidhrobsha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *