• |
ide | kryesore

Ndërron jetë aktori Chance Perdomo

Paparazzi, Slider



Chance Perdomo, i njohur për rolin e tij në “Gen V” dhe “Chilling Adventures of Sabrina” ka ndërruar jetë në moshën 27-vjeçare.

Lajmi u bë i ditur nga zëdhënësi i tij, i cili u shpreh për Variety:

Me zemër të rënduar, duam të ndajmë lajmin se Chance Perdomo ka ndërruar jetë, si pasojë e një aksidenti me motoçikletë. Autoritetet kanë thënë se nuk ka individë të tjerë të përfshirë në ngjarje. Pasioni i tij për artin dhe dëshira e tij për të jetuar është ndjerë nga të gjithë njerëzit që e njihnin dhe ngrohtësia e tij do të vijojë të qëndrojë me të gjithë njerëzit e tij të dashur”.

Perdomo ka qenë i nominuar në çmimet BAFTA si aktori më i mirë për rolin e tij si Jerome Rogers në flimin “Killed by My Debt” (2018). Pas lajmit se ai ka ndërruar jetë, sezoni i dytë i “Gen V” do të shtyhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *