• |
ide | kryesore

Aksident në Elbasan, të përfshira dy grupe të rrezikshme që po “terrorizojnë” Pogradecin (Emrat)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Janë zbardhur detaje të reja nga aksidenti i ndodhur në Elbasan, ku të përfshirë janë disa persona nga Pogradeci. Burime bëjnë me dije se në kërkim janë shpallur Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli. Ndërsa të arrestuar janë Gledis Dikellari dhe Eris Çekani. Nga informacionet e siguruara, aksidenti i dërguar në komunikatë policie ditën e shtunë, ka ndodhur 3 ditë më parë në Elbasan.

Gledis Dikellari, vëllezërit Sindi dhe Brian Syzo si edhe Mario Xhangolli janë pjesë e një grupi, ndërsa konfliktin e kanë patur me një grup tjetër ku pjesë është edhe Eris Çekani.

Një zenke i nisur 1 vit më parë, për motive të dobëta, duket se ka shkaktuar disa herë konflikte mes dy grupeve.

Disa konflikte janë zhvilluar në Pogradec, ku janë goditur fizikisht si edhe me mjete të forta shtetasit e lartpërmendur me njëri-tjetrin, në prezencë edhe të shtetasve të tjerë.

Një nga konfliktet është ai i datës 17 shkurt kur një vajzë u dëmtua me sprajt në fytyrë, ndërsa mësohet se vajza është e dashura e Brian Syzos.

Si vazhdimësi i këtij konflikti të nisur 1 vit më parë, ka agravuar edhe ngjarja e Elbasanit me një aksident ku 2 mjete u goditën kokë më kokë.

Ka qenë Eris Çekani (tashmë i arrestuar nga policia), i cili ka lajmëruar disa herë në polici që ka parë një mjet tip Golf, me 5 personat të cilët ishin brenda, që Çekani ka konflikt.

Çekani ka qenë atë ditë në Tiranë, ndërsa duke u kthyer ka njohur mjetin Golf, dhe ka lajmëruar policinë duke u treguar për shqetësimin.

Mësohet se telefonata është bërë 3 herë, ndërsa nuk ka pasur reagim nga policia.

Eris Çekani ka parë 5 djemtë që kanë dalë nga mjeti Golf me shkopa bejsbolli, të cilët do ta sulmonin, dhe e vetmja mënyrë që të shpëtonte nga ky sulm ishte që t’i godiste drejt me mjetin e tij.

3 shtetasit Sindi Syzo, Brian Syzo dhe Mario Xhangolli janë larguar menjëherë ndërsa u arrestua Eris Çekani dhe Gledis Dikellari, që nuk ka qenë në aksident, por është arrestuar pasi ka qenë prezent në një konflikt tjetër mes grupeve./OraNews



3 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *