• |
ide | kryesore

Greqia ‘gjunjëzohet’ nga protestat e dhunshme, refuzohet ndjesa e Mitsotakis

-Instant, Arkiva, Kryesore
Greqia 'gjunjëzohet' përpara protestave të dhunshme, qytetarët refuzojnë ndjesën e Mitsotakis



“Si kryeministër i Greqisë më duhet t’u kërkoj të gjithëve, veçanërisht familjarëve të 57 viktimave, falje për tragjedinë që ndodhi javën që shkoi. Dy trena që vinin nga drejtime të ndryshme gjendeshin në të njëjtat shinat dhe askush nuk e vuri re. Nuk ka justifikim. Ne nuk mundemi dhe nuk duhet të fshihemi pas një ‘gabimi njerëzor’.”

Me këto fjalë kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i është drejtuar popullit të dielën paradite, pasi një valë e madhe me protestues ka pushtuar rrugët e Athinës dhe Selanikut. Përplasja e dy trenave, që rezultoi në 57 viktima (mes tyre edhe disa shqiptarë) dhe mbi 80 të plagosur, ka ndezur zemëratën e popullin grek, të cilët nuk kanë ngurruar ta nxjerrin dufin e tyre në rrugë.

“Poshtë qeveritë vrasëse”, pikëllimi dhe mllefi grek përfshin Athinën dhe Selanikun

Për shumë ditë me radhë, unionit të punonjësve të hekurudhave i janë bashkuar më shumë se 12 mijë njerëz që kanë protestuar pas aksidentit të përgjakshëm të datës 1 maj 2023. Tubimi fillimisht paqësor degradoi në dhunë e përplasje me policinë. Pesë protestues janë arrestuar dhe shtatë oficerë policie u plagosën pasi një grupim i maskuar njerëzish me afro 200 persona kanë hedhur gurë, kokteile ‘Molotov’-i apo shishe drejt bluve. Demostruesit mbanin në duar parrula ku shkruhej “Poshtë qeveritë vrasëse”. Autoritetet policore janë përgjigjur me një përdorim të kufizuar të gazit lotsjellës apo granatave trullosëse.

PHOTO: A petrol bomb explodes next to riot police as clashes take place during a demonstration following the collision of two trains, near the city of Larissa, in Athens, Greece, March 5, 2023.

Ndërkaq, në Selanik rreth 3000 njerëz iu bashkuan protestave. Njëra prej tyre u organizua nga aktivistët e krahut të majtë. Ata marshuan të qetë drejt godinave qeveritare. Ndërkohë një tubim i dytë, më ‘euforik’, u mbajt nga Partia Komuniste. Ata u ndeshën me disa efektivë të policisë teksa tentonin të vendosnin një banderolë mbi monumentin “Kulla e Bardhë”.

Afër stacionit ku ndodhi aksidenti, banorët vendosën qirinj dhe karafila në ngjyrë të bardhë e të kuqe. Ndërkohë, aty pranë u mbajt edhe një ceremoni përkujtimore nga të afërmit e viktimave.

Emëruesi i përbashkët i manifestimeve që nisën prej të mërkurës është pikëllimi dhe mllefi i qytetarëve grekë.

PHOTO: Protesters clash with riot police as an employee of the Athens Metro tries to intervene at the entrance of a station, during a demonstration following the collision of two trains, near the city of Larissa, in Athens, Greece, March 5, 2023.

 

“Ajo që ndodhi nuk ishte aksident, ishte krim. Ne nuk mund të rrimë indiferentë”, tha protestuesja 23-vjeçare Sophia Hatzopoulou, studente e filozofisë në Selanik.

“Mund t’i ndodhte secilit prej nesh. Prej shumë kohësh fondet e Bashkimit Europian shkojnë në xhepat e gabuar në këtë vend. Jemi këtu për viktimat, por edhe për fajtorët. Kjo tragjedi reflekton mënyrën se si po keqqeveriset Greqia.”, foli për The Guardian Despoina Karayiannidou, një tjetër protesuese në Selanik.

Mitsotakis, mandati i të cilit përfundon në korrik, ka urdhëruar krijimin e një komiteti ndërpartiak që të hetojë rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. Ai ka premtuar se “përgjegjësit do të vihen para drejtësisë” përpara nisjes së zgjedhjeve.

 

Pikëpyetje mbi kompaninë dhe qeverinë e Mitsotakis për sigurinë e hekurudhave

“Hellenic Train”, kompania që është vënë në fokus të gjithë mërisë qytetare pas përplasjes së trenave, po kërkon të mbrojë veprimet e veta. Kjo pasi disa investigues po shohin mundësinë që të ndërmarren veprime ligjore kundër anëtarëve të kompanisë hekurudhore.

Përgjatë këtyre ditëve anëtarë të unionit të punonjësve të hekurudhave kanë thënë se e kanë paralajmëruar kompaninë për problemet me sigurinë. Pikëpyetje janë ngritur edhe mbi qeverinë që nuk ka realizuar reformën e sigurisë hekurudhore.

Në një tentativë për t’u shfajësuar Mistsotakis tha se do të kërkojë fonde shtesë, si edhe ndihmë teknike nga Bashkimi Europian për të shmangur mundësinë që tragjedi të tilla të përsëriten.

Sakaq, përgjegjësi i stacionit hekurudhor në Larisa është shoqëruar dhe po pret gjyqin. Avokati i tij tha se 59-vjeçari, që nuk është identifikuar për mediet, u arrestua disa orë pas përplasjes. Ai tregoi se klienti i tij ndihet i shkatërruar pas ngjarjes dhe se ka rrëfyer përpara hetuesve të vërtetën e plotë. Avokati tha se punonjësi i hekurudhës ka marrë pjesën e tij të fajit, por shtoi se kishte edhe ‘faktorë të tretë’ të përfshirë.

 

Burimi: FRANCE 24 

Përktheu: ©Lapsi.al



7 Comments

  1. Mitsotaqi takove Ramen ters do te eci, u bere si Juventus,Bayer e Liverpol sa here behej tifoz Rama me to, humbin

  2. Tortë me PD, ish-kreu i Policisë Bashkiake festoi ditëlindjen në burg: Se na thonë pastaj jemi shitur tek Rama,o shpellkare mos u cuditni keto jane ligjet qe i ka votuar dhe PD bashke me salihun ne parlament,ka per detyre ta pranoje me dhimbje por keshtu thote ligji,tani keni tre dite qe hani bar do vazhdoni te hani bar neqoftese i shkoni mbrapa nje te cmenduri funksional si salih karaxhic metaj,nuk ja ngref me salihu malokeve o lapsi

  3. Greket qenkan budallenj fare,protestojne pse u perplasen aksidentalisht dy trena.Ketu tek ne cfare s po ndodh e ne nuk shkulemi nga ekrani i big brotherit .

  4. Greket kane gjak e nerv, nuk rrine duke pre big brodher si ne. Greket do i rrezonin per 24 ore morra si likja mona sala e edi

  5. Gjithashtu liderat grek nuk krahasohen me nje rrugac si rama psh, e dine se kur duhet te largohen nga pushteti. ket duhet ta zhgulesh si diktatoret e vendeve te Lindjes se Mesme….

  6. Prandaj i respektoj greket edhe pse nuk i dua. Jo si ne, popull “trim” , “guximtar”, “besnik”, “i dashur”, “i kulturuar”, “i civilizuar”, qe bota na njeh nga “trimat” , nga “shalet e bukurosheve tona me silikon”. Tani ju “me emra “ e “pa emra” me shani pak se e keni ne gen.

  7. Nëse ka diçka për të cilën i vlerësoj grekët më shumë se çdo popull mesdhetar është kjo qytetari, ky shpirt proteste e demokratik që kanë treguar në çdo situatë të vendit të tyre e për çdo neglizhim ndaj popullit

    Nuk është rastësi që demokracia lindi në Greqinë e lashtë dhe atje është djepi i saj, të tjerët imitojnë formalisht…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *