• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, plagoset 44 vjeçari

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
sëpatë



Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme në Vlorë ku për pasojë ka mbetur i plagosur një person. Ngjarja ka ndodhur në autostradën Vlorë-Fier, ku një makinë tip “Renault” është përplasur me një motomjet që drejtohej nga një 44 vjeçar, i cili ka marrë edhe disa dëmtime.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 18:20, në autostradën Vlorë-Fier, një automjet tip “Renault” me drejtues shtetasin L. Q., 27 vjeç, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin E. P., 44 vjeç, i cili si pasoje e aksidentit, është dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital, nën kujdesin mjekësor. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *