• |
ide | kryesore

Aksident në Vlorë, dy të plagosur

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një aksident ka ndodhur sot në Vlorë, ku një mjet i drejtuar nga një 70 vjeçar ka dalë nga rruga duke rënë në humnerë.

Për pasojë ka mbetur e plagosur pasagjerja, 65 vjeçe dhe drejtuesi.

“Sot, rreth orës 12:00, në aksin rrugor Vlorë-Kuç, shtetasi K. H., rreth 70 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga, duke rënë në një humnerë.

Si pasoje e aksidentit ka ngelur i dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja E. H., rreth 65 vjeçe, të cilët u transportuan në spital, për ndihmë mjekësore,” njoftoi policia.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *