• |
ide | kryesore

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
zyrtare



Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimet e karburanteve në vend teksa ka njoftuar se nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 193 lekë/litri nga 197 leke qe ishte dhe me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Sa i përket benzinës çmimi i shitjes me pakicë do të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Ndërsa gazi me pakicë do të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Vendimi i plotë:
Vendim i Bordit të Transparencës- 08.03.2023

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 8 Mars 2023 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 193 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 181 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 190 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 178 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 80 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 99 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 8 Mars ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ndjen detyrimin të sqarojë opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.



5 Comments

  1. Ketu ne Amerike perderete si nje si matese galloni. 1 gallon = 3.785 liters. 1 gallon = $3 Keshtu 1 liter me cmimet e ketushme eshte $ 1.68 . Ne Shqiperi eshte me shtenjte se ketu.Rroga minimale per ore pune eshte $15 ,ne Shqiperi eshte $400 ne muaj,i bie $100 ne jave ose$20 ne dite.Mos flasim per 800 mije pensioniste me rrogat $100 muaji,a jane keto rroga mbi nivelin e varferise? Nuk jane me lire ushqimet apo artikujt e tjere .e populli yne nuk ndryshon qeverisjen per 12 vjet por eshte i lumtur duke ndjekur big brotherin .

    1. O koqe kanari
      Nuk di as me shumezu e pjestu,
      Po te shkoi Litri i naftes $ 1.68 dalin dhe bejne revolucion Amerikanet!
      1 gallon = $ 3
      1 gallon = 3.785 liters
      Atehere:
      1 Liter = 3/3.785 = $ 0.8

  2. Zoti Ass ! Me fal per llogarine e gabuar por eshte nje gabim njerezor ( nuk perdora kalkulatorin),por kjo e ben me te qarte qellimin e komentit tim me jep dyfish te drejte per cka thashe.Kur amerikanet bejne revulicion nese cmimi shkon aty ku thua ti (e ti ke te drejte) cfare duhet te bejne njerezit atje qe me rrogen e javes mbushin nje serbator e pak?Apo ti u jep te drejte protestave per Luizet e big brodherit? Ps. E sa per fjalorin qe perdor po te tregoj nje barsolete te kohes se Dulles : Meshkujt qe mbushnin moshen 18 vjec ishte e detyrushme te shkonin ne ushtri per me shume se dy vjet .e ne nje ambient vetem me meshkuj edhe fjalor nuk ishte i kendshem.Kur u lirua mbasi mbaroi ushtrine e ema e pyet te boring: E bir si ishte ushtria? – Vari ka… neno- i u pergjigj ai

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *