• |
ide | kryesore

Celibashi shtyn regjistrimin e PD-së: Dokumentacioni i Alibeajt i paplotë, keni 48 orë kohë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryekomisioneri i KQZ-së Ilirjan Celibashi tha se dokumentacioni i paraqitur nga grupi i Enkelejd Alibejat për regjistrimin e PD-së në KQZ, nuk është i plotë.  Kështu ai nuk ka regjistruar PD në zgjedhje. Ai i ka dhënë 48 orë kohë Lulzim Bashës, që figuron kryetar sipas regjistrimit të partisë në gjykatë, që të plotësojë dokumentacionin.

“Të drejtën për të kërkuar regjistrimin e PD, bazuar në dokumente zyrtare e ka Basha. Dokumentacioni duhet të jetë në përputhje me nenin 64. Sipas vlerësimit tim, duhet qe akti autorizues te jetë i qartë. Kush e lëshon autorizimin, për kë, dhe veprimet që duhet të bëjnë të autorizuarit të jenë të qarta. Për të parën është e qartë, nuk kemi paqartësi edhe me personat që autorizohen, të komponenti i 3-të.

Nga vlerësimi që i kemi bërë autorizimit për përfaqësuesin, Indrit Sefa dhe të tjerët, vlerësoj se ky dokumentacion nuk është i plotë dhe në përputhje të plotë me parashikimet e Kodit Zgjedhor. Sipas vlerësimit tim në përputhje me këtë parashikim të Kodit Zgjedhor duhet që akti autorizues të jetë i qartë. Do të thotë që kush e lëshon autorizimin të jetë i qartë. Kush e lëshon të jetë i qartë dhe veprimet që lëshon i autorizuari të jenë të qarta. Ndaj ju jap 48 orë kohë për të bërë plotësimet e kërkuara”,tha Celibashi.

 

 



5 Comments

  1. Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aleksandër Biberaj thotë se do të ketë kosto për demokratët nëse nuk dilet në zgjedhje me një kandidat.

    ”Përderisa Berisha ka marrë lidershipin duhet t’i dalë zot. Nëse vazhdon me këtë histori kërcënimesh, kjo është histori e turpshme.

  2. Mu ne pidh te grave tuaja te vini me gjithe ata qe ndjekin- Ali -Bashat-do shohim sa do i votojne ata zagare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *