• |
ide | kryesore

Ndodh edhe kjo/ “Avioni është rënduar shumë, disa duhet të zbresin”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Avioni



“Avioni është rënduar shumë, dikush duhet të zbresë”. Ishte kjo kërkesa e çuditshme që dëgjuan pasagjerët e fluturimit Az227 të Ita Airways, që nisej nga aeroporti i Londrës me destinacion Milanon.

Anëtarët e ekuipazhit njoftuan se shkak ishte era shumë të fortë që mund të pengonte ngritjen e avionit. Në bordin e avionit ishte edhe gazetari italian Gianluigi Nuzzi, i cili e filmoi momentin dhe e hodhi në profilin e tij në Instagram.

Nisur nga kushtet e pafavorshme të motit, ekuipazhi llogariti se mbipesha e avionit arrinte në rreth 500 kilogramë. Karburanti shtesë i nevojshëm për t’u ngritur mbi rrokaqiejt e qytetit dhe kjo duhej të kompensohej nga zbritja e disa pasagjerëve. Në fillim u mendua të zbriteshin të paktën 10 persona. Propozimi parashikonte kompensim me një kupon me vlerë 250 euro.

Më pas, në fund, pas një negociate të gjatë, u arrit një kompromis. 6 prej pasagjerëve hoqën dorë fluturimi në këmbim të kuponit. Të gjitha bagazhet e tyre u zbritën. Ata do të mund të kthehen në ditët pasuese. Pas kësaj avioni mundi të ngrihej me një vonesë prej 3 orësh. ©LAPSI.al

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Gianluigi Nuzzi (@gianluigi.nuzzi)



3 Comments

  1. ja pra qe cudirat ndodhin edhe kur ska lidhje me shqipot 😂😂😂,thjeshte tek ne ndodhin me shpesh 😂😂😂

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *