Një lajm i rëndë vjen nga Hamburgu i Gjermanisë. Të paktën 7 persona janë vrarë dhe 8 të tjerë kanë plagosur nga një sulm me armë në një kishë të Dëshmitarëve të Jehovait. Policia i ka kërkuar popullatës pranë rrethit Alsterdorf të qëndrojë brenda.
“Nuk kemi asnjë tregues të vrasësit të arratisur. Kërkoni strehë në një ndërtesë menjëherë”, – tha policia, duke u kërkuar qytetarëve të përdorin “telefonin vetëm në raste urgjente ekstreme” për të shmangur bllokimin e linjave. Njoftimi u bë përmes aplikacionit të saj të emergjencave.
Të shtënat ndodhën gjatë një feste të Dëshmitarëve të Jehovait. Duket se dy persona hapën zjarr. Policia për momentin nuk konfirmon hipotezën e një vrasësi në arrati dhe fton qytetarët që të mos përhapin hipoteza për motivin në rrjetet sociale.
Hamburg, Germany pic.twitter.com/3szhfRrJO7
— Nerdy 🅰🅳🅳🅸🅲🆃 (@Nerdy_Addict) March 9, 2023
“Kur është lajmëruar policia kemi ndërhyrë shumë shpejt pasi kemi qenë afër vendit të ngjarjes. Kur kanë mbërritur në kishë policët kanë dëgjuar një të shtënë tjetër”, – sqaroi zëdhënësi i policisë.
“Në katin e sipërm të pallatit është konstatuar një person që nuk përjashtohet si përgjegjësi apo një nga përgjegjësit. Por edhe kjo nuk është ende e qartë”, – tha zëdhënësi i policisë. Sipas rij kontrollet në zonë vijojnë. ©LAPSI.al