• |
ide | kryesore

Të shtëna me armë zjarri në drejtim të një lokali në Kamëz

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur mëngjesin e sotëm në drejtim të një lokali në Kamëz.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Donald Trump”,ku janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të Ndriçim Mullahajt.

Fatmirësisht lokali në ato momente ka qenë i mbyllur dhe nuk ka pasojë në jetë njerëzish.

Ndërkohë janë sekuestruar kamerat e sigurisë që kanë regjistruar se sulmi erdhi nga një mjet në lëvizje.

Pronari i lokalit po jep dëshmi në polici në lidhje me dyshimet e tij, e cila do të ndihmojë në kapjen e autorëve.

“Më datë 11.03.2023, rreth orës 05:10, në Kamëz, në bulevardin “Donald Trump”, janë thyer (dyshohet me armë zjarri) xhamat e lokalit në pronësi të shtetasit N. M.. Lokali në ato momente ka qenë i mbyllur. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.”-njofton policia.

Top Channel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *