• |
ide | kryesore

Lumi Vjosa, Park Kombëtar/ Rama: 80 mln $ për pastrimin nga ujërat e zeza

-Instant, Lajme, Të fundit



80 milionë dollarë do të vihen në dispozicion për kanalizimet dhe pastrimin e ujërave të zeza në lumin Vjosa. Këtë deklaroi kryeministri Edi Rama në prezantimin e Lumit si Park Kombëtar.

“Shqipëria është i vetmi vend në Evropë sot me një moratorium absolut për gjuetinë. Vendosëm ta ndalojmë gjuetinë dhe tani kemi ripërtëritje të ndejshme dhe shumë frymëzuese të faunës sonë në të gjithë territorin. Shqipëria është në moratorium të pyjeve. Por kjo nuk mjafton. Na duhet një tjetër reforme për menaxhimin e pyjeve. Për t’i kthyer pyjet në mirëqenie, për brezat që do të vijnë.

Presim që ky park të jetë qendër e projekteve, të punimit shkencor, të studimeve dhe përpunimit, për mënyrën se si duhet menaxhuar në shekullin e 21 një park kombëtar i këtyre përmasave. Jemi në një bashkëbisedim shumë inkurajues me fqinjët tanë, me Greqinë për të ndërtuar një sinergji përtej kufirit dhe për ta trajtuar këtë territor si një pasuri të përbashkët dhe për të investuar bashkërisht, në radhë të parë dijen e më pas financat.

Janë 80 milionë dollarë që do të vendosen në dispozicion të këtij parku. Kjo për të bërë të mundur që të gjitha bashkitë dhe të gjitha komunitetet e këtyre bashkive të mos derdhin më ujërat e zeza në lumë. Kjo do të thotë një projekt masiv për kanalizimet në të gjitha këto bashki. Edhe pastrimin dhe përpunimin e ujërave të zeza. Pjesë e kësaj shumë do të jenë edhe mbështetjet financiare me grante apo me kredi shumë të buta për bizneset që do të zhvillohen në këtë territor. Normalisht do të jenë biznese të reja dhe biznese pranë natyrës jo kundër saj”, deklaroi Rama.

Sipërfaqja totale e shpallur Park Kombëtar është 12 727 hektarë.



16 Comments

  1. “Dëshmitë tregojnë se Monika Kryemadhi, gruaja e ish-presidentit shqiptar që qeverisi në koalicion me PD-në, Ilir Meta, ka marrë një sërë pagesash në vitin 2017 nga kompani të kontrolluara nga biznesmenë rusë të naftës me lidhje të ngushta me Kremlinin, përmes një sërë kompanish offshore.”

    Kështu shkruan portali “Eu Reporter” me seli në Bruksel, teksa analizon përpjekjet e Kremlinit për të fituar influencë e kontroll në rajonin e Ballkanit.

  2. Hajd ishalla, lumi me i bukur ne bot. Sa mir qe u be park kombetar. Un dhe miq te mi kemi 10 vjet qe luftojm per kete. Kemi marr dhe kercenime nga ndertues hidrocentralesh. Po dhe ti nga presioni e bere se per pak na e bere hidrocentrale gjith lumin, se Saliu na i dhjeu banjat e benjes e beri nje hidrocentral sa per ta dhjer lumin e langarices pergjithmon.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *