• |
ide | kryesore

Rritet paga minimale edhe në Greqi, në prill shkon 780 €

-Instant, Lajme, Planet
Greqi Në prill paga minimale shkon 780 €, MITSO



Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis njoftoi se paga minimale do të shkojë 780 € duke filluar nga 1 prilli. Siç shpjegon ai, kjo është rritja e tretë që bëhet nga qeveria e Demokracisë së re të drejtuar prej tij.

“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. Ato janë të shtypura më shumë nga inflacioni i importuar. E dëgjoj vazhdimisht. Sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë”, shtoi kryeministri

“Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të përmirësuar pagat si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, vazhdoi më prezantimin e tij kreu i qeverisë greke.

Mitsotakis e konsideron këtë hap të kabinetit të tij si një rritje të guximshme. Megjithatë ai pohon se ekonomia greke është në një zhvillim dinamik.

“Dua të theksoj se shuma përfundimtare që është rënë dakord është në kufirin e sipërm të mundësive tona. Megjithatë është brenda mundësive të bizneseve që dua të kujtoj që u mbështetën nga qeveria gjatë pandemisë. Në të njëjtën kohë, dua të theksoj se ekonomia greke është në një zhvillim dinamik, papunësia është në rënie të vazhdueshme, taksat janë ende në rënie. Prandaj tani është koha për të mbështetur punëtorët me një rritje të guximshme të pagës bazë sepse dividenti i rritjes duhet të korret me drejtësi nga të gjithë”, përfundoi kryeministri njoftimin e tij lidhur me rritjen e pagës minimale që do të hyjë në fuqi nga 1 prilli.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *