• |
ide | kryesore

Në fushatë bashkë me Metën apo të ndarë? Si përgjigjet Berisha

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
Meta, Koalicioni, berisha meta non grata, slogani



Ish-kryeministri Sali Berisha, në një komunikim për mediat u shpreh se Enkelejd Alibeaj nuk mund të jetë sipas tij kryetar partie, pasi e konsideron këtë të fund një peng të kryeministrit Edi Rama.

Gjithashtu ai theksoi se do të mbështeten të gjithë kandidatët, ndërsa shtoi se ndonëse janë zgjedhje vendore, janë historike pasi kanë për qëllim rrëzimin e monizmit.

Pyetje: Do të angazhoheni në fushatë bashkë me Metën apo të ndarë?

Berisha: Fushata lokale është lokale, Unë, Meta, Dule, Ndoka do të mbështesim kandidatët nga të katër anët e vendit. Por gjithnjë fushatën lokale që e bëjnë kandidatët ka edhe një fushatë që e bëjnë drejtuesit e partive dhe këtë herë fushata është jetike sepse kemi të bëjmë me një betejë historike në përmbysjen e monizmit.

Pyetje: A ka ndonjë kandidat nga 61 kandidatët që do garojë që t’ju ketë bërë kërkesë të mbani një distancim?

Berisha: Janë shpikje. Kandidatët presim me padurim mbështetjen e fuqishme të Berishës dhe PD. Sali Berisha nuk udhëheq asnjë fushatë lokale. Nëse udhëheqja e partisë në fushatën politike është e detyruar të zbërthejë politikat antishqiptare të Ramës, kandidatët e PD janë të detyruar të merren me qytetarët dhe hallin e tyre. Fushata e kryetarit të bashkisë është fushatë që ka për target bashkëbisedimin me qytetarin dhe program përzgjidhet nga halli i tij.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *