• |
ide | kryesore

SHBA “shuplakë” Ramës: Mungesë pavarësie në gjyqësor e media, korrupsion në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
dash, sanksionet, rusinë, DASH: Propozimi i BE-së, mundësi për popullin e Kosovës dhe atë të Serbisë



Mangësitë me pavarësinë dhe integritetin e gjyqësorit; mungesa e mediave të pavarura; dhe korrupsioni i vazhdueshëm në qeverisje, në organet e zbatimit të ligjit dhe në institucionet lokale, ishin problemet kryesore në Shqipëri gjatë vitit të kaluar, sipas raportit të Departamentit amerikan të Shtetit për të Drejtat e Njeriut, të botuar sot.

Ndonëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, “presioni politik, frikësimi, korrupsioni dhe burimet e kufizuara e penguan gjyqësorin të funksiononte plotësisht, në mënyrë të pavarur dhe efikase”, thuhet në raport.

Në raport vëren se ka patur edhe përparim, duke përmendur Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK) i cili gjatë vitit të kaluar ka hetuar, ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët e lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar, të përfshirë në korrupsion.

Korrupsioni, thekson raporti, ishte i pranishëm në të gjitha degët dhe nivelet e qeverisjes, përfshirë edhe prokurimin publik dhe partneritetet publiko-private.

Një nga problemet kryesore të përmendura në raport është gjendja e medias dhe trysnia ndaj saj.

Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet, që përfaqësojnë një spektër të gjerë pikëpamjesh pa përgjegjësi, shpesh pa e atribuar informacionin.

“Megjithatë, janë të pakta mediat e pavarura, pasi shumica e mediave janë në pronësi të biznesmenëve me peshë që kanë interesa të mëdha, të cilët përdorin mediat e tyre për të avancuar interesat e tyre, përfshirë përfitimin dhe nxitjen e interesave që kanë me partitë politike”, thuhet në raport.

Departamentit i Shtetit thotë gjithashtu se ka pasur raporte të besueshme sipas së cilave, përfaqësuesit e lartë të mediave përdornin organet e tyre për të ushtruar shantazh ndaj bizneseve, duke i kërcënuar ato me pasqyrim negativ.

“Presioni politik, korrupsioni dhe mungesa e fondeve kufizuan median e pavarur të shkruar dhe gazetarët thuhet se kanë praktikuar autocensurë”, thuhet në raport.

Po sipas Departamentit të Shtetit, raporti i Misionit Ndërkombëtar të Vëzhgimit të Zgjedhjeve pas zgjedhjeve parlamentare të prillit 2021 vlerësoi se gazetarët mbetën të pambrojtur ndaj presionit dhe korrupsionit.

Duke iu referuar këtyre zgjedhjeve, në raport thuhet se sipas Misionit Ndërkombëtar të Vëzhguesve megjithëse zgjedhjet në përgjithësi ishin të organizuara mirë, partia në pushtet siguroi avantazhe të rëndësishme nga fakti i të qënit pushteti i saj, nga kontrolli mbi administratat vendore dhe nga keqpërdorimi i burimeve administrative”.

Raporti përmend gjithashtu përfitimin që shumica siguroi nga mbulimi pozitiv i institucioneve shtetërore në media, si edhe pretendimet e besueshme për blerje të përhapura të votave nga partitë politike dhe nxjerrjen dhe përdorimin e paligjshëm të të dhënave të ndjeshme personale.

Në raport thuhet se disa pronarë biznesesh, aktivistë të shoqërisë civile dhe politikanë akuzuan qeverinë për zbatim selektiv të ligjit për sekuestrimin e pronave për qëllime politike.

Aty përmenden si shembuj mbyllja me forcë e një ambjenti biznesi të një deputeti të opozitës, i cili tha se kompania e tij ishte vënë në shënjestër, pasi ai kishte akuzuar vazhdimisht dhe publikisht zyrtarët e qeverisë për korrupsion.

Po ashtu përmendet shembja në dhjetor e një hoteli nga Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit , duke përmendur si arsye shkelje të rënda të ligjeve të ndërtimit.

Në raport përmendet fakti që pronari i hotelit, që është edhe pronar i disa mediave dhe bizneseve të tjera, pretendon se hoteli i tij u shkatërrua për të heshtur kritikat dhe kundërshtimet, ndërkohë që qeveria tha se veproi në përputhje me ligjet në fuqi.

Duke folur për të drejtat e grave, raporti vë në dukje se qeveria nuk e zbatoi ligjin në mënyrë efektive kur bëhet fjalë për përdhunimet.

Po ashtu raporti thekson se autoritetet nuk kanë publikuar të dhëna për ndjekjet penale për rastet e përdhunimit bashkëshortor. Koncepti i përdhunimit nga bashkëshorti nuk është kuptuar mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë atë si krim, thuhet në raport.

Megjithëse ligji e ndalon ngacmimin seksual, zyrtarët rrallë e zbatuan detyrimiun që rrjedh nga ky ligj, sipas raportit./VOA



16 Comments

  1. Per Salistanistet qe thone Rama ka blere Ameriken….

    Rama s’ka blere Ameriken. Amerika e di sa i korruptuar eshte Rama. Amerika thjesht i beson Rames para nje maloku qe ka krijuar nje kult individi.

    1. Prit prit se sapo kane filluar t’i besojne mor rrocke kenetore ….kushdo qe ka sy ne ballet dhe arrin te lexoje midis rreshtave , arrin te kuptoje qe Rana eshte tashme nje kufome politike qe po qelbet ere . Thjesht po mbijeton per inerci…si ai treni qe ka frenuar dhe po leviz akoma rrogat ngadale .
      Eshte ne agoni kryekari yt or mik, po lere Salen . Do ta cojne per lesh bubi, prit dhe do shikosh …e mban mend Gruevskin qe ne fund e denuan per nje prokuron makine presidenciale dhe qe u arratis nga mali duke kapercyer kufirin midis Maqedonise she Shqiperise ?? Ky idhulli yt ( psikopati qe rrihte mamane

      1. Ky hale ,kjo kalbesire me emrin Edi Rama, nje ish hajdut ordiner, dhe nje sulltan I babezitur qe vjedh shqiptaret nepermjet haremit te vet, do te perfundoje me keq sesa Gruevski .
        Shenoji keto fjale ti bythqire rilindas kenetor qe na I ndake njerezit ne shqiptar dhe malok.

  2. S’ke pare gje akoma o i gjati ine .
    Eshte vetem fillimi i fundit tend te turpshem o “xhepist” i shqiptareve .
    Kush me shpat vret nga shpata do te vdese .

  3. Ne Shqiperi raporte te tilla, madje nga institucione te ndryshme jane zhvleresuar prej kohesh, sepse ne asnje rast nuk jane reflektuar ne qendrimet ndaj qeverise dhe KM.

    Niveli i zgjedhjeve dhe demokracise ne vend, kapja e shtetit dhe presioni ndaj mediave, korrupsioni ne qeverisje dhe deformimi i sistemit, kanabizimi i vendit, krimi i organizuar dhe trafiku i droges me leje politike e shteterore e deri ne zgjedhje vendore teresisht moniste, e kane zbehur rolin e raporteve nderkombetare.

    1. I paemer i ores 18.31 po jane te verteta te gjitha ata qe the ti.
      Por Departamenti i shtetit ka qene ne dileme te madhe nga perfshirja e djalit te Presidentit Biden,me e keqe eshte se i perfshire eshte zoti
      Blinken ne keta afera te rezikshme per Ballkanin dhe Europen.
      Jo Presidenti i SH.B.A se keto gjera jane denoncuar ne shtypin ndekombtar ku ne pergjime ka qene Kancelaria Gjermane zonja Merkel dhe Presidenti Frances Makron.
      Shqiperia eshte ne udhe kriq qellimi ka qene dobesimi i Shqiperise per llogari te Rusis qe te dale ne Adriatik qe nuk ja ariti as ne kohen e Enver Hxhes kjo gje ka ndryshuar kur Putin nisi luften ne Ukrain sepse deri ne ate moment Putin njehj si Demokrat i Globalizacionit nje mashtrim i madh i financuar nga Kina dhe Rusia i mbeshtetur nga Sorosi dhe disa kongresmen te Majte.

  4. Sipas raportit, vëzhguesit pohojnë se “qeveria, partitë politike, bizneset dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin në media në mënyra të papërshtatshme dhe jotransparente”.

    Ka media të lira dhe një përhapje të madhe të organeve të medias, veçanërisht në internet.sa te kete shpellkare e cecene te salihut rrotull,amerika do shikoj tutje

  5. Ta lexoje Kim pasi ajo nuk ka thene nje fjale nga keto te DASH

    Kim eshte personi me i korruptuar dhe armikja me e madhe e popullit Shqipetar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *