• |
ide | kryesore

Marrëveshja e Ohrit, Kurti pret nga faktori ndërkombëtar ta dënojë sjelljen e Serbisë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar sot se përgjegjësia tani është në anën e Serbisë se pse nuk po e nënshkruan marrëveshjen e dakorduar në Ohër, më 18 mars. Për këtë, ai tha se pret nga faktori ndërkombëtar që të gjykojnë dhe dënojnë sjelljen e Serbisë edhe për moszbatim të aneksit të marrëveshjes.

Në një prononcim para gazetarëve, Kurti theksoi se zbatimi i marrëveshjes do të duhej të fillonte që dje, pasi siç ka thënë, nuk ka një afat se kur duhet të fillojë zbatimi.

Kurti: Zbatimi i kësaj marrëveshje duhet të fillojë qysh dje, për shkak se edhe plani i zbatimit thotë që nuk ka një afat në të ardhmen kur duhet të fillojë zbatimi i marrëveshjes. Marrëveshjen bazë dhe planin e zbatimit tashmë i kemi të dakorduara. Për neve kjo është e një marrëveshje, por unë pres nga faktorët ndërkombëtar që të gjykojnë, dënojnë sjelljen e Serbisë e cila kur zhvillohen takimet thotë se nuk nënshkruaj, ndërmjet takimeve thotë se nuk zbatojë asgjë. Nuk mund të flas kështu pala tjetër kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë këtu edhe Kombet e Bashkuara. Nuk mund të flasë se kurrë nuk do të njoh Kosovës, pasi marrëveshja bazë është njohje de-facto.
Derisa ka folur për mundësitë që marrëveshjen pa nënshkrim me Serbinë të dërgon në Kuvend për ratifikim, Kurti është shprehur se kjo do të diskutohet edhe me deputetët të enjten, por ka shtuar se tani e gjithë përgjegjësia për mosnënshkrim të ujdisë duhet të jetë te Serbia.

Kurti: Besoj se edhe në Kuvend kjo duhet të diskutohet, mirëpo duhet të keni parasysh se ne kot nënshkruajmë se ne marrëveshje vetë me veti s’mundemi të bëjmë, marrëveshja duhet të bëhet me palën tjetër. Nëse e keni parasysh në krye të tekstit të marrëveshjes bazë që i tha po edhe pala tjetër, ndonëse nuk e nënshkruajti është palët kontraktuese. Unë nuk mund të bëjë nënshkrim me vetveten. Ne mund të bëmë edhe ratifikim në Kuvendin e Republikës, por unë besoj se tani topi nuk duhet të jetë te Kosova, kërkojë kontributin e të gjithë, pasi topi është në anën e Serbisë pse nuk po nënshkruan ajo. Pra në vend që të diskutojmë pse s’po nënshkruan Serbia, kur do të themelosh Asociacionin. Është e rëndësishme ti qëndrojmë besnik interesave të Kosovës.

Sa i përket nenin shtatë të marrëveshjes bazë, ku flitet për vetë menaxhim të komunitetit serb në Kosovë, Kurti është shprehur se ai formulim i përket Konventës Kornizës për mbrojtjen e pakicave kombëtare të Këshillit të Evropës.



2 Comments

  1. Asnje marrveshje nuk do zbatohet o kurva e Sorrosit. Ju te dy me vucicin jene vene nga Sorrosi ne krye. Ju duheni masakruar plehra

  2. Ne Oher Escobar dhe nje inter liste per Radion Europa e Lire dhe deklaroi se ShBA e BE ne tryezen ishin te fokusuar tek asociacioni e jo nenshkrimi i Marreveshjes.

    Deklaratat e Kurtit dhe Vucicit pas Ohrit jane per te qetesuar njerezit dhe per konsum te brendeshem, pasi kundershtaret e tyre politike po e shfrytezojne kete rast ne luften per pushtet…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *