• |
ide | kryesore

“Aktivisti”/ Bylykbashi nga SPAK: Nuk u pranua kallëzimi, administrata në presion kriminàl

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Deputeti Oerd Bylykbashi është drejtuar në SPAK për të denoncuar aplikacionin e Partisë Socialiste “Aktivisti”. Në një deklarim për mediat deputeti e ka cilësuar këtë aplikacion kriminal. Sipas tij aplikacioni cënon lirinë e votës dhe duhet ndaluar. Bylykbashki deklaroi se ky institucion duhet të vendosë para drejtësisë përgjegjësit dhe t’i japë mesazhin qytetarëve se vota e tyre mbrohet.

“E tërë administrata është në presion kriminal për të ndikuar në procesin zgjedhor dhe në votën e tyre. Denoncimet që PD ka marrë vazhdimisht nga qytetarët e thjeshtë, punonjës të administratës, nga ekspertë të IT kanë identifikuar shkeljet flagrante të të drejtave dhe lirive që kanë shtetasit nëpërmjet këtij aplikacioni. Ai përdoret nga qeveria dhe administrata, nga drejtuesit e ministrive apo institucioneve të tjera.

Detyra e SPAK është ti vërë përpara përgjegjësisë të gjithë ata. Jo vetëm për të ndëshkuar, por edhe për të dhënë një mesash të qartë që zgjedhjet mbrohen. Jo më kot legjislatori ka dhënë rregulla kaq të ashpra dhe dënime të rënda për cenimin e të drejtave të zgjedhësve.

Presim pa asnjë humbje kohe dhe pa burokracitë që ndeshëm. Sot SPAK nuk pranoi që ta merrte në dorëzim drejtpërdrejt. Do e depozitojmë me postë që askush të mos ketë më alibi dhe SPAK të veprojë me shpejtësi”, tha Bylykbashki.



4 Comments

  1. O Bylyk me bashe nuk keni per te zgjidhur gje me ankse te tilla por vetem me nje revolucion, perndryshe hapni krahun

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *