• |
ide | kryesore

Një javë pas marrëveshjes së Ohrit, Kurti do të vizitojë Tiranën të dielën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti do të zhvillojë disa takime në Tiranë, të dielën. Kjo vizitë vjen një javë pas marrëveshjes së arritur në Ohër. Në tekst të Aneksit të dakorduar në Ohër thuhet që Kosova dhe Serbia angazhohen plotësisht për t’i respektuar të gjitha nenet e Marrëveshjes dhe Aneksit, dhe për t’i zbatuar të gjitha detyrimet e tyre përkatëse – që rrjedhin nga Marrëveshja dhe Aneksi – në mënyrë të përshtatshme dhe në mirëbesim.

Kurti do të zhvillojë takim me homologun e tij Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla. Kurti do të pritet nga Nikolla në orën 11:00, ndërkohë ende nuk dihet se për çfarë do të diskutohet.



5 Comments

  1. “Kurti do të zhvillojë takim me homologun e tij Edi Rama dhe me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.”

    Me njerzit më të papërshtatshëm që ekzistojnë. Të dy tradhtar që as nuk duan t’ia dinë për Kosovën.

    1. Qafsh te tome re Miri .
      Miri patrioti po drejton gishtin kundra Rames dhe Nikolles.
      Po hik o Miri hik ha nje tas me groshe se vetem per ate ke mend ti.
      Injorant.

          1. Po vjen si pellumb I shkruar te shpetoje memedhene apo atdhene.
            Kurt karandashi qe eshte kunder hapjes se Ballkanit por eshte I hapur me Serbine.
            Tamam nje karandash kosove.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *